By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Problemet me sondën “Starliner”, kthimi i dy astronautëve në tokë mund të shtyhet deri në 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Problemet me sondën “Starliner”, kthimi i dy astronautëve në tokë mund të shtyhet deri në 2025
Bota

Problemet me sondën “Starliner”, kthimi i dy astronautëve në tokë mund të shtyhet deri në 2025

admin
Last updated: 13/08/2024 22:16
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Udhëtimi tetë-ditor i dy astronautëve amerikanë mund të kthehet në një qëndrim tetë-mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Problemet teknike me sondën “Starliner” të kompanisë Boeing kanë zgjatur qëndrimin e tyre në hapësirë dhe ata mund të mos kthehen në Tokë deri në shkurt të vitit 2025.

Astronautët amerikanë Butch Wilmore dhe Suni Williams kishin në plan të qëndronin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për disa ditë. Por, problemet teknike me sondën “Starliner” mund t’i detyrojnë ata të kalojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri në hapësirë.

Dy astronautët amerikanë po bënin një fluturim provë me sondën e re “Starliner” për të parë se si do të funksiononte përpara përdorimit më të rregullt të saj për dërgimin e astronautëve dhe furnizimeve në hapësirë.

Megjithatë, problemet u bënë të dukshme kur sonda u ankorua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, duke pësuar një rrjedhje në sistemin që mundëson lëvizjen e saj.

Astronautët arritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në mënyrë të sigurt, por çështjet mbi sigurinë e sondës për udhëtimin e kthimit në Tokë kanë zgjatur qëndrimin e tyre në hapësirë.

Në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës tani ndodhen shtatë njerëz dhe dy të astronautët amerikanë nuk kishin planifikuar të qëndronin për një kohë kaq të gjatë atje.

Një sondë e fundit e kompanisë SpaceX dërgoi më shumë ushqim dhe rroba për astronautët Wilmore dhe Williams për ta bërë më të rehatshëm qëndrimin e tyre në hapësirë.

Astronautja Helen Sharman, e cila në maj të vitit 1991 u bë gruaja e parë që vizitoi Stacionin Hapësinor Rus Mir, i kupton mirë sfidat e qëndrimit në hapësirë.

“Çështja e gjumit mund të jetë më sfiduese për astronautët Butch dhe Suni, sepse në bordin e stacionit hapësinor janë vetëm gjashtë kabina gjumi. Kështu që njëri nga shtatë anëtarët e ekuipazhit mbetet pa kabinë gjumi dhe kjo mund të ketë ndikim tek të gjithë anëtarët e ekuipazhit. Por, të them të drejtën prania e dy njerëzve të tjerë në bordin e stacionit hapësinor është një gjë e mirë, krijon më shumë mundësi për biseda mbi ato që ata kanë përjetuar së fundmi në Tokë”, thotë ajo.

NASA thotë se është duke shqyrtuar alternativat për kthimin e dy astronautëve në Tokë.

Një nga ato që po shqyrtohet është kthimi i tyre me një sondë të kompanisë Space X, që pritet niset për në hapësirë në shtator të vitit 2024 dhe është në plan të kthehet në Tokë në shkurt të vitit 2025.

Nëse ky plan miratohet, atëherë udhëtimi tetë-ditor i astronautëve Butch dhe Suni do të kthehej në një qëndrim tetë-mujor në hapësirë.

Mendohet se më pas kthimi i sondës “Starliner” në Tokë mund të bëhet me ndihmën e sistemeve kompjuterike.

“Sistemet që mundësojnë lëvizjen e sondës duhet të funksionojnë me saktësi për të arritur trajektoren e duhur për kthimin e saj në Tokë. Disa javë më parë NASA dhe inxhinierët e kompanisë Boeing mendohej se e kuptonin problemin kryesor, por duket se ende nuk e kanë plotësisht të qartë”, thotë Dr. Simeon Barber, shkencëtar i hapësirës në Universitetin Open.

Zyrtarët e NASA-s nuk pritet të marrin një vendim përfundimtar mbi këtë çështje për të paktën edhe një javë.

Kompania Boeing shpresonte se një mision i suksesshëm hapësinor me sondën “Starliner” do t’i hapte rrugën udhëtimeve të tjera në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me njerëz në bord.

Sonda “Dragon” e kompanisë Space X ka marrë miratimin e NASA-s për dërgimin e astronautëve në hapësirë që në vitin 2020./VOA

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Për të pastruar enët e gjakut, konsumoni këto ushqime
Next Article Moti me diell dhe shumë i nxehtë, temperatura deri 41 gradë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?