By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Profesorë të Konservatorit të muzikës “Stanislao Giacomantonio” nga Italia realizojnë vizitë pune në Universitetin e Tetovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Profesorë të Konservatorit të muzikës “Stanislao Giacomantonio” nga Italia realizojnë vizitë pune në Universitetin e Tetovës
Kulturë

Profesorë të Konservatorit të muzikës “Stanislao Giacomantonio” nga Italia realizojnë vizitë pune në Universitetin e Tetovës

admin
Last updated: 29/04/2024 16:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 29 prill – Në kuadër të programit për mobilitet Erasmus+ në Fakultetin e Arteve të UT-së, prej sot e deri më 3 maj do të qëndrojnë dy profesorë të Konservatorit të muzikës “Stanislao Giacomantonio” të Kozencës në Itali, profesor Kosimo Inocenzo De Gaudio dhe profesor Xhyzepe Santelli.

Profesor De Gaudio është me origjinë arbëreshe dhe është i interesuar mbi etnomuzikologjinë dhe aspektet e saj në trevat shqiptare, kurse profesor Santelli është jo vetem një pedagog i lëndëve pop/rok, por edhe autor tekstesh për studimin e këtij zhanri muzikor.

Dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Dr. Senad Abduli në takimin e pritjes së dy profesorëve theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve të këtilla sepse forcimi i lidhjeve institucionale mes akademive dhe universiteteve evropiane është një ndër prioritetet e Fakultetit të Arteve.

Prodekania për shkencë e Fakultetit të Arteve, Prof. Dr. Nora Halimi e cila bashkë me koordinatoren për Erasmus+, Mr. Sc. Shpresa Ademi mundësuan realizimin e këtij trajnimi konsideron se në një kohë kur edukimi është sfidë globale, platforma për mobilitet Erasmus+ hap dyert e një bote përplot mundësi dhe promovon shkëmbimin e dijes dhe bashkëpunimin akademik ndërkombëtar. Ajo beson se studentët dhe komuniteti artistik do të përfitojnë nga shkëmbimi i perspektivave të reja që mund të sjellin profesorët në fjalë.

Profesorët nga Italia vazhduan vizitën në ambientet e programit studimor Art Muzikor ku u pritën nga shefi i këtij programi Prof. Dr. Bajramali Idrizi, stafi i profesorëve dhe studentët.

Fakulteti i Arteve përmes platformave për mobilitet dhe jo vetëm, vazhdon të punojë në ngritjen e cilësisë së ofertës akademike si për studentët, ashtu edhe për ata që pretendojnë të jenë pjesë e Universitetit tonë në të ardhmen.

You Might Also Like

KUR MBETESH VETËM

Çairi organizon për herë të parë Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”

E PORTOKALLTA

TAKIMI

Nga 13 korriku, Tetova në festë me program kulturor dhe sportiv

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Atletico Madrid i gatshëm ta lë Joao Felixin te Barça, por vetëm me një kusht
Next Article Mickoski nga Bërvenica: BDI do të shkojë në opozitë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?