By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokurori Hur dëshmon në Kongres mbi hetimet ndaj Presidentit Biden
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Prokurori Hur dëshmon në Kongres mbi hetimet ndaj Presidentit Biden
Bota

Prokurori Hur dëshmon në Kongres mbi hetimet ndaj Presidentit Biden

admin
Last updated: 12/03/2024 14:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prokurori i Posaçëm, Robert Hur do të dëshmojë sot para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve, mbi raportin e tij në kuadër të hetimeve për mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve sekrete nga Presidenti Joe Biden.

Hur, një ish-prokuror në Merilend gjatë administratës së presidentit republikan Donald Trump, drejtoi një hetim 15-mujor mbi dokumentet sekrete që iu gjetën Presidentit Biden në shtëpinë e tij.

Në muajin shkurt Prokurori Hur publikoi një raport ku tha se ka vendosur të mos ngrejë akuza kundër Biden dhe se do të ishte e vështirë që ai të dënohej. Hur e cilëson presidentin si një “burrë të moshuar me qëllime të mira dhe me kujtesë të dobët”.

Shtypi amerikan ka botuar pjesë nga fjala e parapërgatitur që prokurori amerikan pritet të lexojë në hapje të dëshmisë së tij në komisionin e Kongresit të drejtuar nga republikanët.

“Vlerësimi që i bëj në raport kujtesës së presidentit ishte i domosdoshëm, i saktë dhe i drejtë“, shkruan në fjalën hyrëse zoti Hur, sipas mediave në SHBA. “Jam shprehur siç i kam parë gjërat. Nuk e kam denigruar presidentin në mënyrë të padrejtë. I shpjegova Prokurorit të Përgjithshëm vendimin dhe arsyet se si arrita në të. Kjo ishte ajo që kërkohej nga unë“.

Administrata e Presidentit Biden e cilësoi raportin si të motivuar politikisht para zgjedhjeve të nëntorit. 81 vjeçari Biden po kërkon një mandat të dytë. Donald Trump, 77 vjeç, është kandidati kryesor për të marrë emërimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale.

Pas publikimit të raportit, republikanët kanë thënë se kjo është dëshmi e një sistemi të pabarabartë drejtësie. Në qershor ndaj ish-Presidenti Trump u ngrit padi për dokumentet sekrete që iu gjetën në shtëpi.

Sipas prokurorëve Trump u përpoq t’i fshihte dokumentet sekrete në në shtëpinë e tij në Florida dhe diskutoi me avokatët e tij rreth mundësisë se si t’i gënjenin aurotitetet qeveritare që të mos i gjenin dokumentet. Trump i cilëson akuzat si të motivuara politikisht.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dilema e BDI-së për njësinë numër 2 – Sadulla Duraku apo Ilir Hasani?
Next Article Berisha dhe dhëndri i tij në arrest shtëpie, Argita Malltezi: SPAK ka vepruar me urdhër të Ramës, Balla ka bërë kallëzim të rremë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?