By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pse po nxitohet me ndryshimet në Kodin penal, kur pas dy muajsh pritet të miratohet një Kod i ri penal?!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pse po nxitohet me ndryshimet në Kodin penal, kur pas dy muajsh pritet të miratohet një Kod i ri penal?!
Maqedoni

Pse po nxitohet me ndryshimet në Kodin penal, kur pas dy muajsh pritet të miratohet një Kod i ri penal?!

admin
Last updated: 12/11/2026 18:10
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor argument.mk/ – Kodi Penal sërish është bërë objekt debatesh dhe dyshimesh në opinionin publik. Edhe pse afati për miratimin e Kodit të ri Penal është deri në fund të vitit 2026, në procedurë parlamentare tashmë janë dorëzuar ndryshime në ligjin aktual.

Pas ndryshimeve kontroverse të vitit 2023, të cilat mundësuan lehtësimin e dënimeve për zyrtarë të akuzuar, sërish shtrohet pyetja se përse janë të nevojshme ndryshimet e reja, kur pas dy muajsh pritet të kemi një ligj krejtësisht të ri.

Nga partia E Majta (Levica) reagojnë se, në vend të një Kodi të ri Penal, shumica parlamentare po propozon ndryshime të pjesshme përmes procedurës së shkurtuar.

Sipas tyre, veçanërisht problematike është ndërhyrja në nenin 394-v, nga i cili, siç pretendojnë, hiqet dispozita ekzistuese që parashikonte dënim me burg prej një deri në dhjetë vjet për veprimet nga pakujdesia të personave zyrtarë dhe përgjegjës, të ngarkuar me parandalimin e financimit të terrorizmit.

Bëhet fjalë për funksionarë shtetërorë, persona zyrtarë, drejtues në banka dhe institucione të tjera financiare, si dhe persona që kanë detyrim ligjor të parandalojnë aktivitete të paligjshme financiare.

Nga Ministria e Drejtësisë, ndërkaq, sqarojnë se ndryshimet e propozuara janë të domosdoshme për zbatimin e rekomandimeve të Komitetit MONEYVAL dhe harmonizimin me standardet e FATF-së, konkretisht me rekomandimet 4 dhe 5.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban, thekson se përmbushja e këtyre rekomandimeve është e rëndësishme edhe për procesin e integrimit evropian, pasi progresi në këtë drejtim monitorohet nga MONEYVAL.

Dereban rikujton se afati për miratimin e Kodit të ri Penal, sipas Agjendës së Reformave, është deri në fund të këtij viti. Megjithatë, para miratimit të tij duhet të merret mendim pozitiv nga Komisioni Evropian dhe të përfundojnë fazat e parapara institucionale.

Për më tepër, Kodi i ri Penal do të ketë zbatim të shtyrë (vacatio legis), në mënyrë që qytetarët, gjykatat, prokuroria, avokatët dhe institucionet të kenë kohë të njihen me dispozitat e reja ligjore.

“Janë absolutisht të pabazuara çdo dyshime se me këto ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal krijohet pasiguri juridike”, deklaroi Dereban.

Qëndrimin e tij e dha edhe kryeprokurori publik i Republikës, Nenad Saveski, i cili konfirmoi se përfaqësues të Prokurorisë Publike kanë marrë pjesë në grupet e punës për hartimin e Kodit të ri Penal dhe ndryshimeve aktuale.

Ai vlerëson se ndryshimet ligjore ndonjëherë janë të domosdoshme për shkak të mangësive që evidentohen në praktikë, por paralajmëron se ndryshimet e shpeshta nuk janë të mira dhe mund të krijojnë pasiguri juridike.

Megjithatë, Saveski konsideron se në këtë rast bëhet fjalë për ndryshime të nevojshme, të cilat do të shërbejnë si zgjidhje kalimtare deri në miratimin e Kodit të ri Penal.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, duke arsyetuar propozimin, theksoi se bëhet fjalë për një ndërhyrje të kufizuar në ligjin aktual, ndërsa Kodi i ri Penal tashmë është dërguar për mendim në Komisionin Evropian.

Sipas tij, ndryshimet synojnë të zvogëlojnë rreziqet që lidhen me anëtarësimin e Maqedonisë në SEPA – Zonën e Vetme Evropiane të Pagesave, si dhe të forcojnë dispozitat për konfiskimin e pasurisë, financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave.

Milloshoski theksoi se rekomandimi për këto ndryshime ishte dhënë që në maj të vitit 2023 nga grupi ekspert i MONEYVAL-it pranë Këshillit të Evropës, i cili merret me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

You Might Also Like

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?

Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin

Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë

Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute

Nga një polip beninj drejt shtratit të vdekjes/ 72-vjeçarja përfundon në katër operacione, me stomë dhe infeksione të rënda

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit
Next Article Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe pranimin e terapisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?