By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading:  Pushtimi izraelit i tokave palestineze shkaku kryesor i destabilitetit në Lindjen e Mesme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota >  Pushtimi izraelit i tokave palestineze shkaku kryesor i destabilitetit në Lindjen e Mesme
Bota

 Pushtimi izraelit i tokave palestineze shkaku kryesor i destabilitetit në Lindjen e Mesme

admin
Last updated: 20/04/2024 14:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ka deklaruar se pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli është një nga shkaqet kryesore të destabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Istanbul me homologun e tij egjiptian, Sameh Shoukry, ministri turk tha se çështja e Palestinës mund të shkaktojë problem global.

“Bashkëpunimi midis Egjiptit dhe Türkiyes është jashtëzakonisht i dobishëm për popujt tanë dhe rajonin”, shtoi Fidan.

Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku që nga 7 tetori të paktën 34.049 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe 76.901 të tjerë janë plagosur.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Armiqësitë kanë vazhduar në mënyrë të pandërprerë, megjithatë edhe dërgesat e ndihmave mbeten mjerisht të pamjaftueshme për të trajtuar katastrofën humanitare.

Shoukry: Gjashtë vendkalimet izraelite me Gazën duhet të hapen

Shoukry, nga ana e tij, theksoi nevojën për hapjen e vendkalimeve izraelite me Rripin e Gazës së rrethuar.

“Ne kërkojmë që gjashtë kalimet izraelite me Gazën të hapen për ndihmën humanitare”, tha Shoukry.

Ministri egjiptian theksoi se “dështimi për ta bërë këtë shkel ligjin ndërkombëtar”. Ai tha se “që nga fillimi i luftës izraelite në Rripin e Gazës, pengesat izraelite vazhduan”.

Ai po ashtu theksoi se Egjiptia ka “angazhuar aleatët ndërkombëtar në ngritjen e qendrës së Gazës për shpërndarjen e ndihmave.

“Ne duhet të parandalojmë zhvendosjen e palestinezëve dhe të punojmë për të krijuar një shtet të pavarur palestinez”, tha Shoukry.

Më tej, Shoukry gjithashtu tha se tensioni midis Iranit dhe Izraelit “devijoi vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar nga situata tragjike në Gaza”.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner
Next Article Historia tërheq turistët! Manastiri dhe Kisha 800-vjeçare në Zvërnec vizitohet çdo ditë nga të huajt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?