By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Raportohet për 11 të vrarë në Gazë, përfshirë tre fëmijë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Raportohet për 11 të vrarë në Gazë, përfshirë tre fëmijë
Bota

Raportohet për 11 të vrarë në Gazë, përfshirë tre fëmijë

admin
Last updated: 03/05/2025 17:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se nga sulmet izraelite gjatë natës në kampin e refugjatëve në Han Junis janë vrarë të pakën 11 persona, përfshirë tre fëmijë deri në 1 vjeç.
Zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal, raportoi për 11 viktima “pas bombardimeve në shtëpinë e familjes Al-Bayram në kampin në Han Junis” në jug të Gazës. Sipas tij, sulmi ndodhi në orën 03:00, sipas kohës lokale. Bassal tha për agjencinë AFP se tetë nga viktimat janë identifikuar se i përkasin familjes së njëjtë, përfshirë një vajzë dhe një djalë që ishin 1 vjeç, dhe një foshnje njëmuajshe. Ushtria izraelite ende nuk është deklaruar për këto sulme.
Izraeli nisi ofensivën e tij ushtarake në Gazë më 18 mars pas dy muajsh armëpushim në luftën e tij kundër Hamasit. Të premten, agjencia për mbrojtje civile në Gazë raportoi për të paktën 42 të vrarë në mbarë territorin palestinez. Izraeli ka ndaluar hyrjen e dërgesave humanitare në Gazë që nga 2 marsi. Kjo bllokadë, sipas Izraelit, synon që t’iu bëjë presion militantëve që të lirojnë pengjet që mbahen në Gazë. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit që të heqë të gjitha kufizimet, duke argumentuar se banorët e Gazës janë duke përjetuar një katastrofë humanitare dhe kanë paralajmëruar për një krizë të urisë.

You Might Also Like

Elon Musk për Jensen Huang: Do të ishte një nder ta punësoja

Putin propozon mision të përbashkët humanitar ruso-ukrainas

Trump zbulon emrin që propozon për kreun e Nvidia-s: Një legjendë zëvendëson një legjendë

Trump: SHBA nuk ka më nevojë për marrëveshje me Iranin, ne kemi paratë e tyre dhe kontrollin e Hormuzit

Merz: Radha e Putinit për të çuar përpara negociatat e paqes në Ukrainë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të paktën 47 zë plagosur nga sulmet ruse në Harkiv
Next Article Janë paguar 49.658.739,00 denarë për 761 prodhues të orizit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?