By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier
Sport

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

admin
Last updated: 04/03/2025 10:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjiganti spanjoll Real Madrid raportohet se ka dërguar skautët për ta përcjellë një lojtar nga Liga Premier.

Këtë sezon, ‘Los Blancos’ po lufton për trofeun e 16-të të Ligës së Kampionëve dhe janë të përfshirë në një luftë me Barcelonën dhe Atletico Madridin për titullin e La Ligas. 

Gjatë viteve, Madridi ka nënshkruar me disa prej lojtarëve më të mirë anglezë, duke përfshirë Michael Owen, Steve McManaman dhe së fundmi, Jude Bellingham. 

Para hapjes së afatit kalimtar veror, ata janë lidhur me një transferim të mundshëm të Trent Alexander-Anrold, por duket se ata kanë vënë syrin edhe tek një lojtar tjetër i ‘Tre Luanëve’. 

Siç ka raportuar Daily Mail, kampioni në fuqi i Evropës po monitoron mesfushorin e Crystal Palace, Adam Wharton, i cili u rikthye në aksion së fundmi pas një operacioni në hernie. 

21-vjeçari ishte i përfshirë edhe në ekipin e Anglisë në ‘Euro 2024’ dhe pritet që të ftohet nga përzgjedhësi Thomas Tuchel edhe për ndeshjet e marsit. 

Raportimi shton se shefi i skautëve të Real Madridit, Juni Calafat është një admirues i Wharton dhe stafi i klubit ka dërguar disa persona për të përcjellë progresin e mesfushorit. 

Sidoqoftë, në garë për nënshkrimin e tij nuk janë vetëm ata, pasi është raportuar se edhe klube si Manchester City, Liverpool dhe Manchester United kanë shprehur interesim për të riun anglez. 

Wharton ka bërë në total 16 paraqitje në të gjitha garat për Palace deri më tani këtë sezon duke arritur të bëjë një asistim.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë
Next Article Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?