By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë
Bota

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

admin
Last updated: 04/03/2025 09:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara po hartojnë një plan për t’ia lehtësuar sanksionet Rusisë, pasi presidenti Donald Trump kërkon të rivendosë lidhjet me Moskën dhe të ndalojë luftën në Ukrainë, tha një zyrtar amerikan dhe një person tjetër i njohur me këtë çështje për Reuters.

Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Departamentit të Shtetit dhe Thesarit që të hartojnë një listë sanksionesh që mund të lehtësohen për të diskutuar zyrtarët amerikanë me përfaqësuesit rusë në ditët në vijim, si pjesë e bisedimeve të gjera të administratës me Moskën për përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike, thanë burimet.

Zyrat e sanksioneve tani po hartojnë një propozim për heqjen e sanksioneve ndaj subjekteve dhe individëve të zgjedhur, duke përfshirë disa oligarkë rusë, sipas burimeve, transmeton Telegrafi.

Të ashtuquajturat dokumente opsionesh hartohen shpesh nga zyrtarë që punojnë për sanksionet, por kërkesa specifike e Shtëpisë së Bardhë për një të tillë ditët e fundit nënvizon gatishmërinë e Trump dhe këshilltarëve të tij për të lehtësuar sanksionet për Rusinë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme me Moskën.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë mund të kërkonte në mënyrë specifike Uashingtoni në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë dhe nëse sanksionet e SHBA-së mbi sistemin e saj energjetik do të lehtësoheshin, kjo mund të ndihmojë në parandalimin e rritjes së çmimeve të karburantit nëse Trump do të shtypë eksportet e naftës nga Irani, anëtar i OPEC-ut.

Kremlini vitin e kaluar i përshkroi marrëdhëniet si “nën zero” nën administrimin e Joe Biden, një demokrat që mbështeti Ukrainën me ndihmë dhe armë dhe vendosi sanksione të ashpra ndaj Rusisë për ta ndëshkuar atë për pushtimin e saj në 2022.

Por Trump, i cili ka premtuar një fund të shpejtë të luftës, ka ndryshuar me shpejtësi politikën e SHBA për të hapur bisedimet me Moskën, duke filluar me një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin më 12 shkurt, që u pasua nga takime midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Arabinë Saudite dhe Turqi.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia jep detaje
Next Article Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?