By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reshjet e fuqishme shkaktojnë përmbytje në disa vende të Evropës Qendrore – pamjet tregojnë situatën e krijuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Reshjet e fuqishme shkaktojnë përmbytje në disa vende të Evropës Qendrore – pamjet tregojnë situatën e krijuar
Bota

Reshjet e fuqishme shkaktojnë përmbytje në disa vende të Evropës Qendrore – pamjet tregojnë situatën e krijuar

admin
Last updated: 16/09/2024 09:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Për shkak të reshjeve të dendura “janë shkaktuar dhe pritet të ketë edhe më tej përmbytje masive në mbarë rajonin”, i tha zëvendëskryeministri i landit Niederösterreich, Stephan Pernkopf, agjencisë austriake të lajmeve APA.

Në disa zona ka rrezik për rrëshqitje toke, sepse toka është tërësisht e lagësht. Në shumë zona rrugët janë mbuluar nga uji. Një sërë fshatrash janë të shkëputur prej pjesës tjetër të vendit.

Ky land ka njoftuar ndërkohë edhe për një të vdekur prej vërshimeve.

Një punonjës zjarrfikës humbi jetën duke punuar me një pompë thithëse të ujit në një qilar, sikurse njoftoi shtabi i krizës.

Niederösterreich është landi i goditur më rëndë prej reshjeve dhe motit ekstrem.

Në këtë land përreth Vjenës jetojnë 1,7 milionë njerëz.

Natën në të gdhirë të ditës së diel (15.09.2024) pati gati 4500 aksione të zjarrfikësit.

Në disa komuna në veri të Vjenë u desh të shpëtohen njerëzit e bllokuar nga masa e ujit nëpër shtëpi.

Ekipet e emergjencës përdorën helikopterët e gomonet. Shumë banorë pranë zonave të lumenjve u lajmëruan për evakuim që të largoheshin nga shtëpitë.

Kritike është gjendja edhe në zonën e lumenjve Kamp dhe Krems, që derdhen në Danub.

Evakuime në Çeki

Edhe në Çeki vërshimet e përmbytjet i kanë vënë në gjendje emergjence ekipet e shpëtimit. Katër vetë konsiderohen të humbur pasi i ka rrëmbyer masa e ujit.

Më i prekur është rajoni në lindje të vendit në kufi me Poloninë.

Gjatë fundjavës, kryebashkiaku i Cesky Tesin urdhëroi evakuimin e mijëra banorëve nga qendra e qytetit.

Lumi Olsa, një degë e Oderit, rrezikon të vërshojë jashtë shtratit.

Pakësimi i reshjeve pritet gjatë ditës së hënë (16.09.2024).

Për shkak të motit ekstrem në Çeki mbetën pa energji rreth 250.000 shtëpi, njoftoi agjencia CTK duke iu referuar furnizuesit me energji.

Reshje dhe përmbytje ka pasur edhe në Poloni e Rumani.

Nga të dy këto vende njoftohet edhe për viktima një person në Poloni dhe pesë të vdekur në Rumani.

Në Rumani janë dëmtuar rreth 5000 shtëpi dhe qindra njerëz u desh të shpëtohen prej vërshimeve.

“Kjo është një katastrofë e përmasave epike”, tha kryetari i bashkisë së fshatit Slobozia Conachi në rajonin Galati.

Janë përmbytur rreth 700 shtëpi, vuri në duke Emil Dragomir.

Presidenti rumun Klaus Iohannis deklaroi: “Ne jemi konfrontuar sërish me pasojat e ndryshimit të klimës, që po bëhen gjithnjë e më fort evidente në kontinent me pasoja dramatike”. /DW/

You Might Also Like

Përplasja që “pasuroi” Iranin, si u krijuan rezervat kolosale të naftës miliona vjet më parë

Rritja e importeve nga Kina u hap dyer të reja bizneseve globale

Nuk i kryen pagesat e iPhone-it/ I riu hidhet nga shkëmbi, tërheq me vete edhe të atin, pas tyre hidhet edhe nëna

JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik

“Gusht i Zi” në Rusi, Putini përballet me krizë karburanti, rënie të rublës dhe sulme ukrainase

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasadori bullgar Zheljasko Radukov në bisedë në MPJ
Next Article Shakira detyrohet të largohet nga skena, pasi dikush përpiqet ta filmojë poshtë fustanit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?