By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rezoluta e OKB-së për armëpushim “nuk ka rëndësi operacionale”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Rezoluta e OKB-së për armëpushim “nuk ka rëndësi operacionale”
Bota

Rezoluta e OKB-së për armëpushim “nuk ka rëndësi operacionale”

admin
Last updated: 25/03/2024 22:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Anëtari i kabinetit izraelit të luftës Benny Gantz pretendoi se vendimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për armëpushimin në Gaza gjatë muajit të Ramazanit “nuk ka asnjë rëndësi operacionale për Izraelin”, duke deklaruar se vendi do t’i vazhdojë sulmet në Gaza, transmeton Anadolu.

“Vendimi i Këshillit të Sigurimit (për armëpushimin në Gaza) nuk ka asnjë rëndësi operacionale për ne”, shkroi Gantz në “X”, duke përmendur kthimin e pengjeve dhe “eliminimin e kërcënimit të Hamasit”.

“Marrëdhëniet e veçanta midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara janë shtylla kryesore e sigurisë dhe marrëdhënieve të jashtme të Izraelit”, tha Gantz, duke shtuar se dialogu me administratën amerikane “është i nevojshëm pavarësisht vështirësive dhe mosmarrëveshjeve”.

Izraeli njoftoi më herët anulimin e vizitës së delegacionit që do të shkonte në Washington për bisedime mbi operacionin në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, pasi SHBA-ja abstenoi nga votimi i rezolutës së KS të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza.

Ministri i Jashtëm izraelit, Yisrael Katz, kundërshtoi gjithashtu vendimin e KS të OKB-së, duke thënë: “Izraeli nuk do të pushojë armët. Ne do ta shkatërrojmë Hamasin”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi sot një rezolutë që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës për muajin e Ramazanit.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në Gaza që nga një inkursion ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor 2023, në të cilin Tel Avivi thotë se janë vrarë 1.200 njerëz.

Të paktën 32.333 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë në enklavë nga sulmet izraelite dhe 74.694 të tjerë janë plagosur, përveç shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.

Lufta izraelite ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme, krahas një bllokade gjymtuese të shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

You Might Also Like

Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein

Policia bastis shtëpinë e vëllait të ish-presidentit malazez Milo Dukanoviq

Vaksina e kombinuar kundër koronavirusit dhe gripit e kompanisë Moderna merr miratim në Evropë

Gjeloshaj më i suksesshmi në vitin 2025: Realizim 100% në resorin me më së shumti obligime

Britania e tërheq stafin nga Ambasada në Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndalohet një shpërndarës droge nga Velesi
Next Article Nedim Bajrami: Ndihemi keq që humbëm. Luaj ku do trajneri, shënoj në Europian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?