By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb
Bota

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

admin
Last updated: 18/04/2024 21:31
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen më 18 prill në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për të diskutuar për një zgjidhje për çështjen e dinarit të Serbisë.

Takimet nisin në mëngjes, sipas praktikës së mëhershme. Fillimisht, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, do të takohet ndaras me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, dhe më pas do të ketë një takim dypalësh me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Më vonë, pritet të ketë edhe një takim trepalësh. Ky është takimi i tretë mes kryenegociatorëve, dhe i katërti mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e çështjes që lidhet me transferimin e mjeteve financiare nga Serbia për qytetarët serbë në Kosovë. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ditë më parë tha se në të synohet gjetja “e një zgjidhjeje të përkohshme” për personat e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës.

Më 1 shkurt në Kosovë hyri në fuqi një rregullore e BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave. Për çështjen e dinarit serb, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë zhvilluar edhe takime në të kaluarën, të cilat kanë përfunduar pa ndonjë përparim. Rundi i fundit i bisedime për këtë çështje mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e BE-së, u zhvillua më 4 prill. Pas atij takimi, Bislimi deklaroi se palët ende kanë “dallime të mëdha”, ndërkaq Petkoviq tha se Kosova nuk tregoi “vullnet të mjaftueshëm” për të arritur një marrëveshje për këtë çështje.

Në rundet paraprake të dialogut, kryenegociatorët kanë diskutuar për propozimet e paraqitura nga ta për çështjen e dinarit serb. Bislimi ka deklaruar se propozimi i Kosovës është “konstruktiv”, që sipas tij, mundëson që mbështetja financiare “të shkojë te përdoruesit finalë, por pa u lënduar në asnjë moment rregullorja e BQK-së” dhe legjislacioni i Kosovës. Ndërkaq, Petkoviq e ka cilësuar propozimin serb për dinarin si “të balancuar”, i cili sipas tij ka për bazë “interesat e popullit serb në Kosovë”.

Me rregulloren e BQK-së, euroja është caktuar si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave. Hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje ka zemëruar Serbinë, e cila përmes buxhetit të saj shtetëror u dërgon ndihmë financiare serbëve që jetojnë në Kosovë. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të pezullojë rregulloren, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re.

Ky takim në Bruksel vjen një ditë pasi tensionet mes dy shteteve u rritën sërish, teksa Kosova akuzoi Serbinë se bllokoi në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë autobusë me udhëtarë nga Kosova dhe ndaloi disa zyrtarë policorë – shqiptarë e serbë – në mesin e të cilëve edhe një zëvendësdrejtor të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Prishtina tha se bllokimi i qytetarëve në territorin serb u bë për shkak të votës pro Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, organizatë ku shteti synon të anëtarësohet. /REL

You Might Also Like

Përplasja që “pasuroi” Iranin, si u krijuan rezervat kolosale të naftës miliona vjet më parë

Rritja e importeve nga Kina u hap dyer të reja bizneseve globale

Nuk i kryen pagesat e iPhone-it/ I riu hidhet nga shkëmbi, tërheq me vete edhe të atin, pas tyre hidhet edhe nëna

JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik

“Gusht i Zi” në Rusi, Putini përballet me krizë karburanti, rënie të rublës dhe sulme ukrainase

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Avramovska Madiq për Klan Debat: Pa përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, nuk ka integrim europian e as përparim në vend
Next Article Gjykata Kushtetuese ndërpret procedurën për kushtetutshmërinë e rritjes së pensioneve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?