By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Shqipëri

Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës

admin
Last updated: 09/05/2026 22:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 9 maj Zhurnal.mk – Në prag të sezonit turistik veror, me vizitorë që shtohen nga viti në vit, Shqipëria përballet me sfida në këtë sektor. Më kryesorja janë burimet njerëzore, pasi ekspertët thonë se duhen afro 20 mijë punonjës, kryesisht të kualifikuar.

“Një nga ato që kemi përmendur më shpesh dhe që ka ardhur duke u agravuar janë burimet njerëzore, fuqia punëtore, e cila nga viti në vit me punonjës vendas po vjen duke u ulur, dhe po zëvendësohet nga jashtë. Duhen rreth 20 mijë veta që të punësohen direkt dhe indirekt në sektorin e turizmit”, thotë kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa.

“Sfidat kryesore janë të përqendruara tek stafi i kualifikuar dhe diversifikimi i ofertës. Duhet të jemi në hartën botërore të turizmit. Ne tashmë jemi në hartën e turizmit në Europë”, shprehet eksperti për çështjet e turizmit, Isa Krasniqi.

Edhe pse nevojat po plotësohen me punonjës të huaj, ekspertët thonë se menaxherët duhet të jenë shqiptarë.

“Por stafi i menaxhimit duhet të jetë shqiptar, edhe këta po i marrim nga jashtë”, thotë Kasa.

E pozicionuar tashmë në hartën e turizmit europian, Shqipëria sipas ekspertëve duhet të investojë më shumë edhe në përmirësimin e disa shërbimeve që lidhen drejtpërdrejt me turizmin.

“Sfidat e brendshme i ka në dorë sektori privat dhe shteti. Duhet të përmirësohet infrastruktura dhe vendosja e çmimeve tavan që të mbrohet konsumatori, në rastin konkret turisti”, shprehet Krasniqi.

“Problemi i infrastrukturës, edhe pse ka disa përmirësime, mbetet. Uji dhe dritat vijojnë të jenë problem. Mbetjet dhe papastërtitë, plehrat”, vijon Kasa.

Por përballë një tërësie sfidash, ekspertët thonë se Shqipëria po preferohet gjithnjë e më shumë nga të huajt.

“Shifrat janë të kënaqshme krahasuar me vitin e kaluar, por ne kërkojmë shifra më të larta. Nuk duhet të vetëkënaqemi dhe të abuzojmë. Ne jemi me çmimet më të lira se rajoni, pothuajse 10% më shumë se një vit më parë”, thotë më tej kreu i Unionit Turistik Shqiptar.

Turoperatorët thonë se për të pasur një turizëm gjithëvjetor, një fokus i veçantë duhet t’i kushtohet edhe reklamimit të bujtinave që veprojnë si në verë edhe në dimër.

You Might Also Like

Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

‘Shuhet’ fotoreporteri ‘legjendar’ italian, Luca Turi! Përjetësoi eksodin dramatik të shqiptarëve me anijen ‘Vlora’

Reforma e re gati brenda vitit! Zv.ministrja zbulon ndryshimet nga rritja e moshës për të dalë në pension deri te skema private

“Në Francë kryeministri largohet nëse bën një të keqe, Rama ka bërë me mijëra”, emigranti: Të ikë sa më parë, protestuesit të bashkuar deri në fund

Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike
Next Article Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?