By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin
Bota

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

admin
Last updated: 21/02/2025 11:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Senator republikan, Thom Tillis dënoi ashpër veprimet e presidentit amerikan, Donald Trump për të arritur një armëpushim me homologun rus, Vladimir Putin për Ukrainën.

Më herët, Trump e quajti presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn “diktator” në rrjetet sociale dhe pretendoi se veprimet e tij “shkaktoi vdekjen e miliona njerëzve pa nevojë”, duke kritikuar ndihmën financiare të SHBA për Ukrainën gjatë mandatit të presidentit Joe Biden.

Tillis, senator republikan, shprehu mbështetjen për liderin amerikan, por theksoi qartë se nuk përkrah asnjë qëndrim që do të justifikonte veprimet e Putinit.

“Jam republikan. Mbështes presidentin Trump dhe besoj se shumica e politikave të tij për sigurinë kombëtare janë të drejta. Por, kushdo që mendon se ka hapësirë për Vladimir Putinin në një botë të qëndrueshme, le të shkojë në Ukrainë dhe të shohë pasojat e veprimeve të tij”, tha Tillis. Ai shtoi se e konsideron Putinin “një kancer dhe kërcënimin më të madh për demokracinë gjatë gjithë jetës së tij”.

Tillis ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të ndihmës për Ukrainën që nga fillimi i luftës dhe ka kritikuar shpesh Putinin, duke e quajtur “vrasës”. Ai u kthye së fundmi nga një vizitë në Ukrainë, ku ishte dëshmitar i shkatërrimeve të luftës. Gjatë një seance në Senat, ai foli para një fotografie të një varri masiv, duke theksuar brutalitetin e forcave ruse.

“Putini po i lejon trupat e tij të hyjnë në qytete dhe të vrasin civilë, pa dallim. E kam parë me sytë e mi. Shkoni në Bucha dhe shikoni një komunitet të madh sa qyteti juaj i lindjes të shndërrohet në një varrezë masive”, tha ai.

Tillis deklaroi se nuk është i shqetësuar për vazhdimin e ndihmës amerikane për Ukrainën, por theksoi se është përgjegjësi e ligjvënësve të shpjegojnë pse ajo është e domosdoshme. Ai shtoi gjithashtu se nuk ka folur me Trumpin që nga marrja e detyrës, por ka komunikuar me bashkëpunëtorët e tij.

Ndryshe, Senatori dhe Kryetari i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura, Roger Wicker, republikan nga Misisipi, bëri një vlerësim të ashpër ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, duke deklaruar se diktatori duhet të përballet me ekzekutim dhe jo me negociata.

Deklaratat e Wickerit erdhën pas një takimi midis Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zyrtarëve rusë në Arabinë Saudite për të diskutuar luftën në Ukrainë.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Escada” vjen me hitin “Bali Paradise” nga këngëtarja shqiptare Donna Dafi, e cila është edhe imazhi i kësaj marke për vitin 2025
Next Article LSDM: Është komedi që OBRM-PDUKM-ja na akuzon se kemi devijuar nga kursi properëndimor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?