By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat dhe bashkëpunimin me institucionet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat dhe bashkëpunimin me institucionet
Maqedoni

Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat dhe bashkëpunimin me institucionet

admin
Last updated: 12/11/2026 12:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor, argument.mk/ – Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, gjatë qëndrimit në Berlin ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatave të ndryshme të mërgatës shqiptare dhe komuniteteve të tjera nga vendi.

Takimi është mbajtur në ambientet e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, ku janë diskutuar çështje me interes për bashkatdhetarët që jetojnë në Gjermani, sfidat me të cilat përballen dhe pritshmëritë e tyre nga institucionet shtetërore.

Sipas njoftimit të ministrit Shasivari, gjatë bashkëbisedimit janë trajtuar edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe mërgatës, ndërsa përfaqësuesit e shoqatave kanë paraqitur shqetësimet dhe propozimet e tyre.

Në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Bashkësisë Fetare Islame dhe të Kishës Ortodokse Maqedonase, duke e vënë theksin te dialogu ndërfetar, respekti i ndërsjellë dhe bashkëjetesa.

Shasivari ka vlerësuar se mërgata përbën një urë të rëndësishme lidhëse me Gjermaninë dhe një potencial të çmuar për zhvillimin e vendit.

Ai ka theksuar se institucionet duhet të jenë pranë qytetarëve, pavarësisht vendit ku jetojnë, ndërsa dialogu me mërgatën duhet të jetë një proces i vazhdueshëm dhe jo vetëm një formalitet.

Takimi në Berlin është zhvilluar në kuadër të angazhimeve të ministrit Shasivari gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

You Might Also Like

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?

Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin

Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë

Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute

Nga një polip beninj drejt shtratit të vdekjes/ 72-vjeçarja përfundon në katër operacione, me stomë dhe infeksione të rënda

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Beqir Saiti nga Radusha emërohet komandant i Stacionit Policor në Çashkë
Next Article Bota po shkon drejt tejkalimit të pakthyeshëm të kufirit të ngrohjes globale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?