By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA akuzon miliarderin indian Gautam Adan për mashtrim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > SHBA akuzon miliarderin indian Gautam Adan për mashtrim
Bota

SHBA akuzon miliarderin indian Gautam Adan për mashtrim

admin
Last updated: 21/11/2024 11:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Miliarderi indian Gautam Adani është akuzuar për mashtrim në SHBA, nën akuzat për orkestrimin e një skeme ryshfeti prej 250 milionë dollarësh.

Akuzat penale, të ngritura në New York, janë goditja më e fundit për 62-vjeçarin Adani, një nga njerëzit më të pasur të Indisë, perandoria e biznesit e të cilit shtrihet nga portet dhe aeroportet tek energjia e rinovueshme.

Pas ngritjes së akuzave, bëhet e ditur se aksionet e kompanive të Grupit Adani ranë më shumë se 10%, duke humbur kështu rreth 30 miliardë dollarë në kapitalizimin e tregut, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, Adani Green Energy, e cila është kompania në qendër të akuzave, tha gjithashtu se nuk do të vazhdonte me një ofertë obligacioni prej 600 milionë dollarësh.

Raportet për këtë hetim për ryshfet qarkullojnë prej muajsh.

Prokurorët thanë se SHBA filloi hetimin e kompanisë në vitin 2022 dhe gjeti se hetimi ishte penguar.

Ata pretendojnë se drejtuesit e saj mblodhën 3 miliardë dollarë nga kreditë dhe obligacionet, duke përfshirë ato nga kompanitë amerikane, në bazë të deklaratave të rreme në lidhje me praktikat dhe politikat kundër ryshfetit.

“Siç pretendohet, të pandehurit orkestruan një skemë të përpunuar për të korruptuar zyrtarët e qeverisë indiane për të siguruar kontrata me vlerë miliarda dollarë dhe gënjyen për skemën e ryshfetit ndërsa kërkonin të mblidhnin kapital nga investitorët amerikanë dhe ndërkombëtarë”, tha avokati amerikan Breon Peace në një deklaratë që shpall akuzat.

“Zyra ime është e përkushtuar për të çrrënjosur korrupsionin në tregun ndërkombëtar dhe për të mbrojtur investitorët nga ata që kërkojnë të pasurohen në kurriz të integritetit të tregjeve tona financiare”, shtoi ai.

Ndryshe, Adani është një aleat i ngushtë i kryeministrit indian Narendra Modi.

Ai është përballur prej kohësh me pretendime nga politikanët e opozitës që pretendojnë se ka përfituar nga lidhjet e tij politike, të cilat ai i mohon.

Javën e kaluar në rrjete sociale, Adani uroi Trump për fitoren e tij në zgjedhje dhe u zotua të investojë 10 miliardë dollarë në SHBA.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një i mitur i merr disa herë nga 10 euro një të mituri tjetër në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Next Article Reshje bore në të gjithë Evropën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?