By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA-ja dhe Kina bien dakord të ulin tarifat tregtare ndaj njëra-tjetrës, zbulohen disa detaje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > SHBA-ja dhe Kina bien dakord të ulin tarifat tregtare ndaj njëra-tjetrës, zbulohen disa detaje
Bota

SHBA-ja dhe Kina bien dakord të ulin tarifat tregtare ndaj njëra-tjetrës, zbulohen disa detaje

admin
Last updated: 12/05/2025 09:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

SHBA-ja dhe Kina kanë rënë dakord të ulin ndjeshëm tarifat për mallrat e njëra-tjetrës për 90 ditë, pas negociatave të tyre fundjavën e kaluar.

Njoftimi vjen pas një fundjave negociatash maratonë tregtare në Gjenevë të Zvicrës nga zyrtarë të dy ekonomive më të mëdha në botë.

Siç vë në pah CNN, përcjell Telegrafi, SHBA-të do të ulin përkohësisht tarifat e tyre për mallrat kineze nga 145% në 30%, ndërsa Kina do të ulë tarifat e saj për importet amerikane nga 125% në 10%, sipas deklaratës së përbashkët.

Të dyja palët ranë dakord gjithashtu të krijojnë “një mekanizëm për të vazhduar diskutimet rreth marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare”, të udhëhequra nga zëvendëskryeministri kinez He Lifeng dhe Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent dhe Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Jamieson Greer.

“Këto diskutime mund të zhvillohen alternativisht në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, ose në një vend të tretë me marrëveshje të palëve. Sipas kërkesës, të dyja palët mund të zhvillojnë konsultime në nivel pune mbi çështjet përkatëse ekonomike dhe tregtare”, citohet të jetë thënë në një deklaratë.

Kjo vlerësohet si një ulje e ndjeshme e tensioneve në luftën tregtare që shpërtheu muajin e kaluar.

Para kësaj marrëveshjeje, SHBA-të kishin ngritur tarifën e tyre ndaj Kinës në 145% (duke përfshirë tarifën prej 20% të shtuar për të trajtuar importet e fentanilit në SHBA), me Pekinin që u kundërpërgjigj me tarifa prej 125% për importet amerikane.

Siç theksojnë mediat, Bessent u ka thënë gazetarëve se “të dyja palët treguan respekt të madh” gjatë bisedimeve të tyre dhe se “të dyja kemi interes për një tregti të ekuilibruar”.

Bessent gjithashtu ka thënë se në bisedimet e fundjavës së kaluar pati një konsensus nga delegacionet e SHBA-së dhe Kinës se “asnjëra palë nuk dëshiron një shkëputje”.

Bessent ka shtuar se SHBA-të duan një tregti më të ekuilibruar dhe ai mendon se të dyja palët janë të përkushtuara për ta arritur këtë.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasadori finlandez viziton Pejën më 28 maj – ftesë e hapur për bizneset rajonale
Next Article Arabia Saudite planifikon të investojë 250 milionë euro në tre lojtarë të Ligës Premier

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?