By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA-ja dhe Kina do të takohen për bisedime tregtare në Londër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > SHBA-ja dhe Kina do të takohen për bisedime tregtare në Londër
Bota

SHBA-ja dhe Kina do të takohen për bisedime tregtare në Londër

admin
Last updated: 09/06/2025 09:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një raund i ri bisedimesh që synojnë zgjidhjen e një lufte tregtare midis SHBA-së dhe Kinës është planifikuar të zhvillohet të hënën në Londër.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të premten se një delegacion i lartë amerikan do të takohet me përfaqësues kinezë, shkruajnë mediat e huaja.

Gjatë fundjavës, Pekini konfirmoi se zëvendëskryeministri He Lifeng do të marrë pjesë në bisedime.

Njoftimet erdhën pasi Trump dhe udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping patën një bisedë telefonike javën e kaluar, të cilën presidenti i SHBA-së e përshkroi si një “bisedë shumë të mirë”.

Muajin e kaluar, dy ekonomitë më të mëdha në botë ranë dakord për një “armëpushim të përkohshëm” për të ulur taksat e importit për mallrat që tregtohen midis tyre, por që atëherë të dy vendet kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, Xi i tha Trump se SHBA-të duhet të “tërheqin masat negative që kanë marrë kundër Kinës”.

Telefonata ishte hera e parë që të dy udhëheqësit kishin folur që nga shpërthimi i luftës tregtare në shkurt.

Kur Trump njoftoi tarifa gjithëpërfshirëse për importet nga një numër vendesh në fillim të këtij viti, Kina ishte më e goditura.

Pekini u përgjigj me normat e veta më të larta për importet amerikane, dhe kjo shkaktoi rritje të taksave që arritën kulmin në 145%.

Në maj, bisedimet e mbajtura në Zvicër çuan në një “armëpushim të përkohshëm” që Trump e quajti një “rivendosje totale”.

Ai i uli tarifat amerikane për produktet kineze në 30%, ndërsa Pekini uli taksat mbi importet amerikane në 10% dhe premtoi të hiqte barrierat për eksportet kritike të mineraleve.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fjalë përfundimtare të prokurorisë për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
Next Article Ronaldo me fjalë të mëdha për Yamal: Është një fenomen, do të fitojë shumë trofe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?