By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA-ja zbulon projekt-rezolutën e OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gazë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > SHBA-ja zbulon projekt-rezolutën e OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gazë
Bota

SHBA-ja zbulon projekt-rezolutën e OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gazë

admin
Last updated: 21/03/2024 13:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

SHBA-ja ka zbuluar një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” në Rripin e Gazës, ka njoftuar sekretari i shtetit, Antony Blinken.

Diplomati e bëri këtë njoftim gjatë një turneu në Lindjen e Mesme i cili do të përfshijë edhe një ndalesë në Izrael.

Ndryshe, SHBA-ja si mbështetësi kryesor i Izraelit, ka vënë veton ndaj votave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën gati gjashtëmujore ndaj projekt-rezolutës algjeriane për “armëpushim të menjëhershëm humanitar”, shkruan the Guardian.

Megjithatë, në javët e fundit, Uashingtoni ka rritur presionin ndaj aleatit të tij, duke këmbëngulur që Hamasi duhet të lirojë pengjet e kapura.

“Në fakt, ne kemi një rezolutë e cila bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në lidhje me lirimin e pengjeve dhe shpresojmë që shumë vende do ta mbështesin atë”, tha Blinken në Arabinë Saudite.

“Sigurisht, ne qëndrojmë përkrah Izraelit dhe të drejtës së tij për të mbrojtur veten, por në të njëjtën kohë është e domosdoshme që të fokusohemi dhe te civilët të cilët po vuajnë tmerrësisht”, shtoi sekretari amerikan.

Bëhet e ditur se projekt-rezoluta përveç nevojës për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, thekson edhe nevojën për shpërndarjen e ndihmave humantiare dhe lehtësimit të vuajtjeve.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrahet edhe një tjetër bullgar në Ohër, i thyhen dy brinjë, hunda dhe krahu! A do të rriten tensionet Shkup-Sofje?
Next Article Porti i ri në Durrës, ministrja Balluku: Nuk mund të ndërtohet me PPP, është aset kombëtar i një rëndësie të veçantë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?