By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkencëtarët zbulojnë koralin më të madh në botë – aq i madh sa mund të shihet nga hapësira
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Shkencëtarët zbulojnë koralin më të madh në botë – aq i madh sa mund të shihet nga hapësira
Bota

Shkencëtarët zbulojnë koralin më të madh në botë – aq i madh sa mund të shihet nga hapësira

admin
Last updated: 14/11/2024 13:24
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Është më shumë se 30 metra i gjatë, të paktën 300 vjet i vjetër dhe i dukshëm nga hapësira.

Korali më i madh në botë sapo është zbuluar në jugperëndim të Oqeanit Paqësor, kanë njoftuar shkencëtarët.

Megakorali u pa gjatë një ekspedite shkencore të nisur nga programi National Geographic Pristine Seas në tetor për të studiuar shëndetin e oqeanit në Ishujt Solomon.

Bëhet e ditur se është tre herë më i madh se rekordi i mëparshëm në Samoa Amerikane, sipas Pristine Seas, dhe më i gjatë se një balenë e kaltër, kafsha më e madhe e planetit.

“Pikërisht kur mendojmë se nuk ka mbetur asgjë për të zbuluar në planetin Tokë, gjejmë një koral masiv të përbërë nga afro 1 miliard polipe të vegjël”, tha Enric Sala, eksplorues i National Geographic dhe themelues i Pristine Seas.

“Në sekondën e parë kuptova se po shikoja diçka unike”, tha biologu detar Manu San Felix.

Shkencëtarët më vonë kontrolluan imazhet satelitore dhe zbuluan se korali është aq kolosal sa ishte e mundur të shihej nga hapësira, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Nga afër, ai shndërrohet në diçka spektakolare, me rrjetin e tij kompleks të polipeve – krijesa të vogla individuale që janë rritur gjatë shekujve për të formuar këtë koral gjigant.

Siç raportohet, korali masiv strehon një mori jetësh detare duke përfshirë peshq, gaforre dhe karkaleca dhe nga shkencëtarët cilësohet si enciklopedi e gjallë.

Por, madhësia e tij shkaktoi probleme pasi shiritat matës të shkencëtarëve nuk ishin mjaftueshëm të gjatë.

Ndryshe, koralet janë jetike për krijesat detare që mbështeten tek ato për ushqim dhe strehim, por edhe për njerëzit. Ato janë një burim indirekt ushqimor për rreth 1 miliard njerëz, si për peshkim ashtu edhe si mbrojtje kundër stuhive dhe rritjes së nivelit të detit.

“Të bësh një zbulim të kësaj rëndësie është ëndrra përfundimtare”, tha Paul Rose, drejtues i ekspeditës së National Geographic Pristine Seas, duke shtuar se zbulimi është kulmi i karrierës.

Për Ishujt Solomon, megakorali mund të tërheqë studiues, turistë dhe të nxisë fondet e ruajtjes.

Por, ka gjithashtu shkak për alarm. Megjithë vendndodhjen e tij të largët, ky koral nuk është i sigurt nga ngrohja globale dhe kërcënimet e tjera njerëzore.

Ndër tjera, koralet janë në rrezik nga një sërë faktorësh lokalë, duke përfshirë peshkimin e tepërt, i cili mund të dëmtojë dhe prishë ekuilibrin delikat të ekosistemeve të tyre, ndotjen industriale dhe ujërat e zeza.

Kërcënimi më i madh, megjithatë, është global: kriza klimatike e nxitur nga lëndët djegëse fosile.

Muajin e kaluar, shkencëtarët nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike konfirmuan se zbardhja masive globale e shkëmbinjve koralorë ishte më e gjera e regjistruar për shkak të temperaturave të oqeanit.

Më shumë se 40% e llojeve të koraleve tani përballen me zhdukjen, kryesisht për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas Listës së Kuqe të Llojeve të Kërcënuara të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.

Megjithatë, ndërsa mega korali mbetet i prekshëm, besohet se jetëgjatësia e tij ofron një dritë shprese. 

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtetasi i Kosovës arrestohet në Maqedoni, u kap duke transportuar emigrantë nga Siria
Next Article Deshi të sulmojë Gjykatën e Lartë të Brazilit, i dyshuari vritet nga eksplozivi i tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?