By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur nëndetëse me raketa drejt Lindjes së Mesme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur nëndetëse me raketa drejt Lindjes së Mesme
Bota

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur nëndetëse me raketa drejt Lindjes së Mesme

admin
Last updated: 12/08/2024 18:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një nëndetëse me raketa të komanduara drejt Lindjes së Mesme në kohën kur po ngrihen tensionet në rajon.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë gjithashtu se një anije transportues e fluturakeve është gati që të marrë udhë drejt rajonit, duke lundruar sa më shpejt që është e mundshme.

Lëvizjet vijnë si kundërpërgjigje ndaj frikës së një konflikti më të gjerë rajonal pas vrasjes së fundit të liderëve të njohur të lartë të “Hezbollahut” dhe “Hamasit”.

Irani po monitorohet për së afërmi për ndonjë indikacion se si dhe kur mund të kundërpërgjigjet pas vrasjes së liderit politik të “Hamasit”, Ismail Haniyeh, më 31 korrik në Teheran.
Iranianët fajësuan Izraelin për vrasjen e Hanihey në tokën e tyre dhe janë zotuar se do të hakmerren. Izraeli ende nuk e ka komentuar, por besohet gjerësisht se qëndronte prapa sulmit.
Në një deklaratë të dielën, Pentagoni ka thënë se Austin do ta nisë nëndetësen e “USS Georgia” me raketa të komanduara drejt rajonit.
E ka urdhëruar edhe grupin e luftanijes sulmuese “USS Abraham Lincoln”, që ka edhe bombardues F-35C, që ta vazhdojë udhëtimin atje. Luftanija ishte rrugës për të zëvendësuar një tjetër luftanije amerikane në rajon.
Mbetet ende e paqartë se çfarë planifikon të ndërmarrë Irani. Njëherësh një tjetër sulm do të mund të vinte kundër Izraelit nga “Hezbollahu”, milicia libaneze me përkrahje politike dhe ushtarake nga Irani në Liban.
Grupi është zotuar për kundërpërgjigje pas vrasjes nga Izraeli të komandantit të lartë, Fuad Shukr, pak orë para vrasjes së Haniyeh, në një lagje në periferi të Bejrutit.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përplasen autobusi i NQP-së dhe një makinë
Next Article Pritet përkeqësim i situatës/ Virusi i Nilit ‘tremb’ Europën, dhjetëra infektime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?