By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Silenciator, kokainë dhe benzinë, dy të arrestuar në Shkodër që lëviznin me motor me targë të vjedhur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Silenciator, kokainë dhe benzinë, dy të arrestuar në Shkodër që lëviznin me motor me targë të vjedhur
Kronika

Silenciator, kokainë dhe benzinë, dy të arrestuar në Shkodër që lëviznin me motor me targë të vjedhur

admin
Last updated: 27/03/2025 14:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin me shpejtësi. Policia njofton se David Simoni dhe Mikelian Toma qarkullonin me një motor me targë të vjedhur në Tiranë dhe me numër shasie të ndryshuar.

Gjatë kontrolleve në automjetet e tyre janë gjetur një bidon me benzinë, një silenciator dhe një sasi kokaine.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin, me targë të vjedhur në Tiranë dhe me numër shasie të ndryshuar, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Në automjetet e 2 të arrestuarve u gjetën bidon me lëndë djegëse (benzinë), një silenciator dhe një sasi Kokaine.

Gjatë patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë konstatuar në lagjen “Ndoc Mazi”, një motomjet që lëvizte me shpejtësi dhe i kanë bërë shenjë ndalimi.

Drejtuesi i motomjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar këtë motomjet me drejtues shtetasin M. T., 32 vjeç, banues në fshatin Beltojë, dhe pasagjer shtetasin D. S., 34 vjeç, banues në fshatin Bërdicë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se targa e motomjetit me të cilin ata lëviznin ishte vjedhur në Tiranë dhe motomjetit i ishte ndryshuar numri i shasisë. Gjithashtu, janë kryer kontrolle në automjetet e 2 shtetasve, ku janë gjetur një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi Kokaine.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë të 2 shtetasit, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 motomjet, 2 automjete, 1 bidon me lëndë djegëse, 1 silenciator dhe një sasi lënde narkotike Kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

You Might Also Like

56-vjeçari sulmon djalin e tij, arrestohet nga policia

Arrestohet 44 vjeçari nga Tetova, sulmoi fizikisht vëllaun e tij

Mërgimtarit nga Norvegjia ia vjedhin biçikletën BMW në Dobrosht

Incident në Spitalin Klinik të Tetovës: 24-vjeçari agresiv thyen xhamin dhe sulmon policin

Gjendet i mituri që voziste motoçikletën në drejtim të kundërt dhe pa leje në Veles

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E pyeti për rrjedhjen e planit ushtarak në Jemen, zyrtarja e Trumpit i reagon ashpër gazetares së Sky News: Kthehu në vendin tënd
Next Article Taravari: Kam insistuar që partitë e VLEN-it të shkojnë me lista të veçanta në zgjedhje lokale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?