By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sllovakia e zgjedh sot presidentin e ri midis ndarjeve të thella për luftën në Ukrainë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Sllovakia e zgjedh sot presidentin e ri midis ndarjeve të thella për luftën në Ukrainë
Bota

Sllovakia e zgjedh sot presidentin e ri midis ndarjeve të thella për luftën në Ukrainë

admin
Last updated: 06/04/2024 12:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sllovakët kanë filluar të votojnë të shtunën herët në zgjedhjet presidenciale, rezultati i të cilave do të përcaktojë nëse anëtarja e NATO-s dhe BE-së do të afrohet më shumë me Rusinë, në një kohë ndarjesh për luftën në Ukrainë.

Ivan Korcok, ish-ministri i Jashtëm properëndimor, dhe Peter Pellegrini, i cili ka shfaqur skepticizëm për Ukrainën dhe e gëzon mbështetjen e partisë në pushtet, janë duke garuar në balotazh për ta zëvendësuar presidenten liberale në largim, Zuzan Caputova.

Ata po garojnë në balotazh pasi asnjëri prej tyre nuk e fitoi minimumin e kërkuar prej 50 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve muajin e kaluar.

Megjithëse roli i presidentit është kryesisht ceremonial, presidenti i Sllovakisë i ratifikon traktatet ndërkombëtare, emëron gjyqtarët kryesorë, është komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, si dhe mund ta përdorë veton kundër ligjeve të miratuara nga Parlamenti.

Sipas sondazhit të fundit para zgjedhjeve nga agjencia Focus, Korock dhe Pellegrini do të garojnë fytas.

“Kjo është gara më e fortë për president në histori”, tha Vaclav Hrich, drejtor i agjencisë AKO.

Stefan Harabin, i cili zuri vendin e tretë në rundin e parë pasi kritikoi Bashkimin Evropian dhe e lartësoi presidentin rus Vladimir Putin, nuk e ka mbështetur formalisht asnjërin kandidat në balotazh.

Sipas AKO-së, rreth dy e tretat e votuesve të Harabinit kanë për qëllim ta mbështesin Pellegrinin.

Por, Hrich tha se rezultati i zgjedhjeve është i paparashikueshëm dhe se dalja në zgjedhje do të jetë vendimtare.

“Sa më shumë njerëz që votojnë, aq më shumë mundësi për Peter Pellegrinin, sepse kjo do të nënkuptonte se ai i ka bindur votuesit e Harabinit”, tha ai.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia u bë temë debati në fushatën zgjedhore në Sllovaki, pasi kryeministri i vendit, Robert Fico, e vuri në pikëpyetje sovranitetin e Ukrainës dhe bëri thirrje për paqe me Rusinë.

Pellegrini ishte ministër në qeveritë e kaluara të Ficos.

“Po garoj për president për ta shpëtuar Qeverinë e Robert Ficos”, tha Pellegrini në një debat televiziv.

Korcok ia ktheu: “Ju dëshironi ta mbroni Qeverinë. Unë dua ta mbroj Sllovakinë”.

Qeveria e Ficos – e cila u formua në tetor, e përbërë nga partia e tij Smer dhe ajo e Pellegrinit, Hlas, si dhe partia e vogël e ekstremit të djathtë, SNS – e ka ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

“Korcok është luftënxitës, i cili do të mbështetë çdo gjë që i kërkon Perëndimi pa ngurruar fare, përfshirë zhytjen e Sllovakisë në luftë”, tha Fico.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski porosi VLEN: Duam koalicion me ju, duam edhe ta respektojmë njëri-tjetrin, shqiptarë e maqedonas
Next Article Veliaj distancohet nga drejtorët e arrestuar të Bashkisë: S’mund të di çdo gjë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?