By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot në Prishtinë u promovua monografia shkencore “Shkrimtaret shqiptare 1954-1990” nga autorja Meliza Krasniqi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Sot në Prishtinë u promovua monografia shkencore “Shkrimtaret shqiptare 1954-1990” nga autorja Meliza Krasniqi
Kulturë

Sot në Prishtinë u promovua monografia shkencore “Shkrimtaret shqiptare 1954-1990” nga autorja Meliza Krasniqi

admin
Last updated: 07/03/2025 21:35
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Sot në Prishtinë u promovua monografia shkencore “Shkrimtaret shqiptare 1954-1990” nga autorja Meliza Krasniqi, në botim të Institutit Albanologjik të Prishtinës. Autorja për një periudhë katër vjeçare ka mbledhur informacione për mbi 80 gra shkrimtare shqiptare, ka lexuar veprat e tyre dhe i ka interpretuar, duke i seleksionuar më pas autoret.

“Dera ka qenë e hapur vetëm për burrat fatkeqësisht, në letërsi, dhe ne nuk i kemi njohur gratë, e as emrat e tyre. Unë kam parë që ka një rrjet të madh të grave, janë diku mbi 80, dhe unë nuk desha të shkruaj për një, andaj kam shkruar për të gjitha”, shprehet autorja.

Monografinë që ka mbi pesëqind faqe e ka redaktuar redaktori Gëzim Aliu. Ai ishte prezent në promovimin e librit për të qartësuar për publikun përmbajtjen dhe ndarjen historike të monografisë shkencore. Monografia është e ndarë në katër kaptina kryesore, duke i ndarë autoret sipas vendit ku kanë vepruar: shkrimtaret e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe të Italisë.

“Nëse drama e kontekstit ka qenë e rëndë për shkrimtarët shqiptarë, shumë më e rëndë ka qenë për gratë shqiptare, që kanë synuar të shkollohen, të shkruajnë dhe të botojnë. Ideja për t’u marrë me gratë shqiptare të një periudhe kohore mjaft të gjatë, mund t’i nxjerrë fare mirë dy ose edhe tri monografi shkencore, por Meliza Krasniqi ka vendosur ta sfidojë numrin e konsiderueshëm të shkrimtareve dhe shumësinë e veprave të tyre, mbi 60 shkrimtare e diku mbi 230 vepra”, u shpreh redaktori i librit, Gëzim Aliu.

Një prej shkrimtareve të përfshira në libër është edhe Natasha Lako. Në monografi autorja ka sqaruar biografinë e shkrimtareve, për të analizuar më pas krijimtarinë e tyre.

“Edhe sot autore gra nuk janë të vendosur ndonjëherë në faqen e parë, as në libraritë ku shiten librat. Rrallë ndodh kjo, por kur të lexojnë këtë studim të Melizës do ta kuptojnë se çfarë kanë bërë, sepse atje nuk ka vetëm rreshtim titujsh, ka edhe përmbajtje. Meqë unë jam një autore që pothuajse kam pasur fatin të njoh të gjithë këto krijuese, në përjashtim të autoreve që nuk i njoh mirë personalisht nga arbëreshët, ju them që unë ndjek çdo varg shqiptar të grave shqiptare”, thekson autorja Natasha Lako.

Sipas Krasniqit, gratë janë fokusuar në temat e emancipimit të gruas, duke trasuar një rrugë për përfshirje më të madhe të grave në sferat e ndryshme të jetës.

“Gratë kanë shkruar kryesisht poezi, tema të emancipimit të gruas, qoftë në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoninë e Veriut, në përjashtim të autoreve arbëreshe të cilat kanë jetuar larg atdheut, andaj ato kanë shkruar gjithmonë më tepër për mallin për atdheun. Dhe normalisht nuk mungon as tema sentimentale e dashurisë”, thotë Krasniqi.

Monografia shkencore “Shkrimtaret shqiptare 1954-1990” është botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ky është botimi i parë serioz që ju përkushtohet plotësisht shkrimtareve shqiptare dhe krijimtarisë së tyre. Ndryshe, shkrimtaret gra edhe globalisht janë të diskriminuara në tregun e shitjes. Shtëpitë botuese vazhdojnë të investojnë më tepër te autorët burra, të rezervojnë rraftet për të mira për autorët burra, duke i lënë në hije gratë krijuese.

You Might Also Like

Alfabetarja e Stambollit, vepra që qëndron në themel të arsimit kombëtar

Toshkovski: Siguria e fëmijëve tanë është detyrimi ynë i përbashkët, sepse ata janë pasuria jonë më e madhe

LAMTUMIRË, QIELL I KALTËR

GËZIM I TË MBIJETUARIT

Murali i Maria Callas në Kalamatë shpallet “Murali më i Mirë në Botë 2025”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Meçollari: Ja pse NATO mund të bëhet një organizatë jo-funksionale
Next Article Bllokohen 250 mijë vezë, 69 mijë pula të ngordhura në Durrës nga gripi i shpendëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?