By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spanja i kërkon BE-së të pezullojë traktatin e bashkëpunimit të vitit 1995 me Izraelin pas sulmeve në Liban
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Spanja i kërkon BE-së të pezullojë traktatin e bashkëpunimit të vitit 1995 me Izraelin pas sulmeve në Liban
Bota

Spanja i kërkon BE-së të pezullojë traktatin e bashkëpunimit të vitit 1995 me Izraelin pas sulmeve në Liban

admin
Last updated: 09/04/2026 12:24
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Madrid, 9 prill Zhurnal.mk – Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) të pezullojë Marrëveshjen e Asociimit të vitit 1995 me Izraelin, traktatin që rregullon bashkëpunimin tregtar dhe politik, pas një vale të re sulmesh në Liban.

Në një postim në rrjetin social amerikan X, Sanchez tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, “sot nisi sulmin e tij më të ashpër ndaj Libanit që nga fillimi i ofensivës”.

Ai e përshkroi shpërfilljen e Tel Avivit për jetën dhe të drejtën ndërkombëtare si “të patolerueshme”.

Kryeministri spanjoll tha se duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme, duke përfshirë edhe faktin që “BE-ja duhet të pezullojë Marrëveshjen e Asociimit me Izraelin”.

Ai gjithashtu tha se “Libani duhet të jetë pjesë e armëpushimit”, duke iu referuar armëpushimit të arritur dje midis SHBA-së dhe Iranit, si dhe theksoi se “komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë shkelje të re të së drejtës ndërkombëtare”.

Më tej, Sanchez theksoi nevojën për llogaridhënie, duke u shprehur: “Nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për këto akte kriminale”.

Autoritetet shëndetësore libaneze thanë se të paktën 89 persona u vranë dhe 722 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite, duke theksuar se shifrat janë paraprake.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Guterres dënon sulmet izraelite në shkallë të gjerë në Liban
Next Article Bay T sjell energji në ‘R Studio’, interpreton live një nga hitet e saj “Telefon”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?