By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stradner ironizon rikthimin e shërbimit ushtarak nga Vuçiq: Një tjetër tentativë për vëmendje nga Perëndimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Stradner ironizon rikthimin e shërbimit ushtarak nga Vuçiq: Një tjetër tentativë për vëmendje nga Perëndimi
Bota

Stradner ironizon rikthimin e shërbimit ushtarak nga Vuçiq: Një tjetër tentativë për vëmendje nga Perëndimi

admin
Last updated: 16/09/2024 07:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ivana Stradner, ekspertja e fushës së sigurisë dhe informacionit dhe vëzhguese e thellë e gjendjes në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit serb, Alkesandar Vuçiq për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi.

Stradner e ka quajtur këtë një hipokrizi të radhës të Vuçiqit si përpjekje për të tërhequr vëmendjen e perëndimit.

Përmes një postimi në “X” Stradner ironizoi situatën, duke përmendur se qytetarët serbë po bëjnë shaka në rrjetet sociale sesi do ta kundërshtojnë këtë urdhër.

“Një tjetër marrëzi e Vuçiqit teksa kërkon vëmendje nga Perëndimi. Është qesharake të lexosh komentet online – serbët po bëjnë shaka se si do ta kundërshtojnë këtë urdhër. Ndërkohë, njerëzit nacionalistë pro-Vuçiqit i dërgojnë fëmijët e tyre për të studiuar në Perëndim dhe në shkolla ndërkombëtare në Serbi”, ka shkruar Stradner.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për shërbimin e rregullt ushtarak për 75 ditë.

“Dua të besoj se Qeveria e Serbisë do ta miratojë këtë vendim”, tha Vuçiq gjatë ceremonisë së gradimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë.

“Dua të besoj se të gjithë e kuptojnë se sa kemi nevojë për një ushtri të fortë, se sa më shumë armë do të duhet të blejmë, të prodhojmë, sepse nuk është dëshira jonë që të sulmojmë askënd e as që do ta bëjmë. Por, dëshira jonë është të pengojmë këdo që na kërcënon çdo ditë pa pasur frikë”, shtoi ai, duke mos specifikuar se kush po e kërcënon Serbinë.

You Might Also Like

Organizohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Egjipt

Lituania kërkon përgjigje të përbashkët të NATO-s ndaj sulmeve hibride ruse

Tajani: Nuk përjashtohen përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet italiane

Von der Leyen: BE dhe NATO të bashkuara, do të rrisim presionin ndaj Moskës

Estonia zgjedh presidenten e re

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Musk thotë se njerëzit mund të zbarkojnë në Mars brenda katër viteve – shumë qeshin, por disa e besojnë qëllimin e tij
Next Article Pse shumë senatorë republikanë ende nuk po e mbështesin Trumpin në garën presidenciale?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?