By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studentët në Serbi kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Studentët në Serbi kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Bota

Studentët në Serbi kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

admin
Last updated: 05/05/2025 23:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pas më shumë se pesë muajsh protestë paqësore, studentët që kanë organizuar bllokadën e universiteteve në mbarë Serbinë, kanë shpallur fazën e re të veprimit të tyre politik – duke kërkuar shpërndarjen e Kuvendit Popullor dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, duke u bazuar në nenin 109 të Kushtetutës së Serbisë.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, studentët theksojnë se që nga dhjetori i vitit të kaluar kanë përdorur mjete legjitime dhe të pa dhunshme për të arritur kërkesat e tyre, por se pushteti vazhdon të mos tregojë asnjë iniciativë për t’u përgjigjur, shkruan Danas.

“Lëvizja studentore nisi protesta me përmasa të papara më parë. Ne treguam se zëri i të rinjve nuk është vetëm zhurmë, por një forcë që mund të sjellë ndryshim, të rikthejë dinjitetin dhe të zgjojë shpresën për drejtësi dhe liri,” thuhet në deklaratë.

Studentët theksojnë se përmes veprimit të tyre kanë dëshmuar se sovraniteti i vendit është në duart e popullit, dhe jo të elitave politike.

Hapat e radhës të kësaj lëvizjeje studentore do të bëhen publikë në ditët në vijim, ndërsa mesazhi i tyre mbetet i qartë: “Kjo është një betejë për një Serbi të drejtë, të lirë dhe me dinjitet për të gjithë.

You Might Also Like

Elon Musk për Jensen Huang: Do të ishte një nder ta punësoja

Putin propozon mision të përbashkët humanitar ruso-ukrainas

Trump zbulon emrin që propozon për kreun e Nvidia-s: Një legjendë zëvendëson një legjendë

Trump: SHBA nuk ka më nevojë për marrëveshje me Iranin, ne kemi paratë e tyre dhe kontrollin e Hormuzit

Merz: Radha e Putinit për të çuar përpara negociatat e paqes në Ukrainë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shqipëria favorit për ta fituar Eurovisionin
Next Article Abelard Tahiri: PDK nuk i ka dhënë hapësirë Kurtit për letër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?