By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulme në Gaza dhe Liban, SHBA nuk do të ndërpresin ndihmat për Izraelin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Sulme në Gaza dhe Liban, SHBA nuk do të ndërpresin ndihmat për Izraelin
Bota

Sulme në Gaza dhe Liban, SHBA nuk do të ndërpresin ndihmat për Izraelin

admin
Last updated: 13/11/2024 08:20
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 46 persona në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, përfshirë 11 në një kafene të improvizuar në një pjesë të shpallur zonë humanitare nga Izraeli, thanë mjekët. Në Liban, avionë luftarakë goditën të martën periferitë jugore të Bejrutit dhe vranë 33 persona në pjesë të tjera të vendit.

Bombardimet e fundit erdhën pasi Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do të reduktonin mbështetjen e tyre ushtarake për Izraelin pas kalimit të një afati për lejimin e më shumë ndihmave humanitare në Gazë. Departamenti i Shtetit përmendi disa përparime, edhe pse grupet ndërkombëtare të ndihmave thanë se Izraeli nuk kishte arritur të përmbushte kërkesat e Shteteve të Bashkuara.

Në Liban, shpërthime të mëdha tronditën periferitë jugore të Bejrutit, një zonë e njohur si Dahiyeh, ku organizata Hezbollah ka një prani të konsiderueshme, menjëherë pasi ushtria izraelite lëshoi paralajmërime evakuimi për 11 shtëpi të zonës.

Nuk pati të dhëna të menjëhershme për viktima. Ushtria izraelite tha se kishte në objektiv infrastrukturën e Hezbollahut, përfshirë qendrat e komandës dhe vendet e prodhimit të armëve, por nuk ofroi prova për këtë.

Një tjetër sulm izraelit në një ndërtesë apartamentesh në lindje të Bejrutit vrau të paktën gjashtë persona. Banori Ëael Murtada tha se shtëpia e shkatërruar i përkiste xhaxhait të tij dhe se ata që ishin brenda kishin ikur nga Dahiyehu muajin e kaluar. Ai tha se tre fëmijë ishin në mesin e të vdekurve dhe njerëz të tjerë ishin të zhdukur.

Një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi në Libanin qendror vrau 15 persona, përfshirë tetë gra dhe katër fëmijë dhe plagosi të paktën 12 të tjerë, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit. Goditjet u bënë pa paralajmërim dhe media shtetërore tha se ndërtesa po strehonte familjet e zhvendosura.

Izraeli ka intensifikuar goditjet ajrore ndaj Libanit që nga fundi i shtatorit, duke u zotuar se do ta dëmtojë rëndë Hezbollahun dhe do t’i japë fund sulmeve ndërkufitare që prej një viti nga grupi militant libanez.

Një raketë shpërtheu në një ndërtesë magazinimi në qytetin verior izraelit Nahariya të martën, duke vrarë dy persona, thanë ekipet e emergjencave. Dy persona të tjerë u plagosën nga një shpërthim tjetër jashtë qytetit.

Një dron i Hezbollahut u rrëzua mbi një çerdhe pranë qytetit verior izraelit të Haifës të martën në mëngjes, por fëmijët ishin brenda një strehimi të nëndheshëm dhe nuk pati të lënduar. Shpërthimi shpërndau mbetje në mbarë këndin e lojërave.

Në të njëjtën kohë, Izraeli ka vazhduar fushatën e tij në Gazë, tashmë më shumë se 13-mujore, e shkaktuar nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor.

Një sulm izraelit të hënën vonë goditi një kafene të improvizuar të përdorur nga njerëzit e zhvendosur në Muëasi, qendra e një “zone humanitare” që ushtria izraelite e shpalli më herët gjatë luftës.

Të paktën 11 persona u vranë, përfshirë dy fëmijë, sipas zyrtarëve në Spitalin Nasser, ku u dërguan viktimat. Videot nga vendi i ngjarjes tregonin burra që tërhiqnin të plagosur të përgjakur nga tavolinat dhe karriget e vendosura në rërë brenda një gardhi me fletë metalike.

Një sulm në një shtëpi në qytetin verior Beit Hanoun vrau 15 persona të martën, përfshirë të afërmit e gazetarit të Al Jazeeras, Hossam Shabat, i cili ka raportuar nga veriu i Gazës.

Mohamed Shabat dhe gruaja e tij Dima, të dy mjekë vullnetarë në spitalin Kamal Adëan, u vranë së bashku me vajzën e tyre Eliaa, sipas drejtorit të spitalit Hossam Abu Safiya.

Sulmet në Gazën qendrore dhe jugore vranë 20 persona të tjerë, sipas zyrtarëve palestinezë të mjekësisë.

Ushtria izraelite nuk pati koment të menjëhershëm mbi sulmet.

Disa orë më herët, ushtria izraelite njoftoi një zgjerim të vogël të zonës humanitare, ku u ka thënë të strehohen palestinezëve të evakuuar nga pjesë të tjera të Gazës. Qindra mijëra persona janë strehuar në kampe tendash të përhapura brenda dhe përreth Muëasit, një zonë e shkretë me shërbime të pakta publike.

Forcat izraelite kanë rrethuar gjithashtu pjesën më veriore të Gazës që nga fillimi i tetorit, duke luftuar me luftëtarët e Hamasit që thotë se janë riorganizuar atje.

Ndërsa pothuajse nuk janë lejuar të kalojnë ushqime apo ndihma për mbi një muaj, rrethimi ka ngritur frikën e urisë për dhjetëra mijëra palestinezët që besohet se janë ende të strehuar atje.

Shtetet e Bashkuara i dhanë Izraelit një afat 30-ditor – që skadoi këtë javë – për të përmirësuar situatën humanitare në Gazë, duke i bërë thirrje që të lejojë të paktën 350 kamionë të hyjnë çdo ditë, ndër të tjera.

Deri më tani, Izraeli nuk e ka plotësuar këtë kuotë. Në tetor, 57 kamionë në ditë hynë mesatarisht në Gazë dhe 75 në ditë deri më tani në nëntor, sipas shifrave zyrtare të Izraelit. Kombet e Bashkuara e përcaktojnë numrin më të ulët, në 39 kamionë në ditë që nga fillimi i tetorit.

Izraeli ka njoftuar një sërë masash në ditët e fundit për të shtuar ndihmat, përfshirë hapjen e një vendkalimi të ri në Gazën qendrore dhe disa dërgesave të vogla të ushqimit dhe ujit në veri. Por deri më tani ndikimi është i paqartë.

Ushtria izraelite njoftoi të martën se katër ushtarë u vranë në Jabaliya, duke e çuar në 24 numrin e ushtarëve të vrarë që nga fillimi i operacionit.

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se qindra palestinezë janë vrarë, megjithëse shifrat e vërteta nuk dihen pasi punonjësit e kërkim-shpëtimit nuk janë në gjendje të arrijnë tek ndërtesat e shkatërruara nga sulmet. Izraeli ka urdhëruar që banorët e zonës të evakuohen. Por OKB-ja ka vlerësuar se rreth 70,000 njerëz vazhdojnë të gjenden atje. VOA

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article U qëllua me armë drejt avionëve, pezullohen fluturimet në Haiti
Next Article Pritet të mblidhen tri komisione parlamentare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?