By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim vjetor në Kretë i Strategjisë së BE-së për rajonin Adriatiko-Jonian, vendi do ta marrë kryesimin nga Greqia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim vjetor në Kretë i Strategjisë së BE-së për rajonin Adriatiko-Jonian, vendi do ta marrë kryesimin nga Greqia
Maqedoni

Takim vjetor në Kretë i Strategjisë së BE-së për rajonin Adriatiko-Jonian, vendi do ta marrë kryesimin nga Greqia

admin
Last updated: 05/05/2025 11:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Athinë, 5 maj – Në kuadër të presidencës greke të Strategjisë makro-rajonale të BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR) dhe Nismën Adriatiko-Joniane (AII) prej sot deri të enjten në qytetin Hania të Kretës do të mbahet forumi i dhjetë i Strategjisë së BE-së për rajonin Adriariko-Jonian, ndërsa në kuadër të takimit, vendi ynë zyrtarisht do ta marrë kryesimin e ardhshëm të EUSAIR, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Delegacioni i Maqedonisë në forumin e dhjetë në Kretë udhëhiqet nga Ministri për Çështje evropiane, Orhan Murtezani.

Nga Ministritë e Ekonomisë kombëtare dhe Financave dhe Punëve të Jashtme të Greqisë përmes një deklarate të përbashkët njoftuan se në kuadër të forumit vjetor do të mbahet “Takimi ministror i iniciativës/EUSAIR” (më 6 maj) me miratimin e Deklaratës së Kretës; Paneli i ministrave përgjegjës për programet evropiane; ceremonia e dorëzimit të presidencës nga Greqia te Maqedonia e Veriut, si dhe konferencë për shtyp e kryetarëve të dy presidencave.

Paralelisht, ata shtuan se forumi përfshin një program të pasur seancash dhe ngjarjesh tematike me pjesëmarrjen e mbi 400 përfaqësuesve nga shtetet anëtare të Strategjisë, nga Komisioni Evropian, komuniteti akademik, shoqëria civile dhe bota e biznesit.

“Qëllimi i presidencës greke dhe i Forumit është forcimi i bashkëpunimit rajonal në makro-rajonin Adriatiko-Jonian, të promovojë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar rolin e kohezionit social, duke theksuar aftësitë blu dhe duke trajtuar ndryshimet klimatike në Planin e ri të Veprimit, si dhe për të lidhur EUSAIR me Politikën e kohezionit në të ardhmen pas vitit 2027”, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë kombëtare dhe Financave dhe Punëve të Jashtme të Greqisë.

Ata shtuan se forumi i dhjetë vjetor në Kretë do të nxjerrë në pah “rolin strategjik të Greqisë si urë lidhëse midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor dhe do të riafirmojë angazhimin e fuqishëm të vendit për forcimin e kohezionit evropian, bashkëpunimit transnacional dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajonin më të gjerë”.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pjesëmarrja e ministrit Murtezani në Forumin EUSAIR në Kretë
Next Article Pa ujë një pjesë e komunës së Sarajit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?