By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të paktën 11 të vrarë dhe 31 të plagosur në sulme ruse
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Të paktën 11 të vrarë dhe 31 të plagosur në sulme ruse
Bota

Të paktën 11 të vrarë dhe 31 të plagosur në sulme ruse

admin
Last updated: 25/05/2025 12:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Të paktën 11 persona u vranë dhe 31 u plagosën në sulmet e kryera nga ushtria ruse në Ukrainë duke përdorur raketa dhe mjete ajrore pa pilot (UAV), thanë autoritetet ukrainase, transmeton Anadolu.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha në Telegram se ushtria ruse kreu sulme me raketa dhe dronë në pjesë të ndryshme të vendit.

Siç thuhet, katër persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur në një nga sulmet në rajonin e Kievit, përfshirë tre fëmijë.

Shërbimi i emergjance tha po ashtu se tre fëmijë humbën jetën dhe dhjetë persona u plagosën në në rajonin Zhytomyr.

Ndërkaq, kreu i Administratës Ushtarake të Rajonit Khmelnitsky, Sergiy Tyurin, në një postim në llogarinë e tij në Telegram, tha se katër persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi në këtë rajon.

Në vend janë duke vazhduar përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

– “Në vend të armëpushimit, po kryhen vrasje”

Shefi i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, reagoi ndaj sulmeve ruse me një deklaratë që bëri në llogarinë e tij në Telegram.

Duke vënë në dukje se civilët ishin shënjestër e sulmeve, Yermak tha: “Ushtria ruse vrau fëmijë dhe civilë sonte me raketa dhe dronë. Në vend të armëpushimit, po kryhen vrasje.

Yermak theksoi se kanë qenë të gatshëm për një armëpushim për një kohë të gjatë dhe se presioni ndaj Rusisë duhet të rritet.

“Pa presion, asgjë nuk do të ndryshojë. Rusia dhe aleatët e saj nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të mbledhin forcë për vrasje të tilla edhe në vendet perëndimore”, shtoi ai.

You Might Also Like

Organizohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Egjipt

Lituania kërkon përgjigje të përbashkët të NATO-s ndaj sulmeve hibride ruse

Tajani: Nuk përjashtohen përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet italiane

Von der Leyen: BE dhe NATO të bashkuara, do të rrisim presionin ndaj Moskës

Estonia zgjedh presidenten e re

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çitaku: Qytetarët nuk votuan për bllokadë
Next Article Mitoma kërkohet nga gjiganti evropian, Brajtoni kërkon 50 mln euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?