By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Thellohet kriza për Real Madridin – një tjetër lojtar humbet duelin me Man Cityn
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Thellohet kriza për Real Madridin – një tjetër lojtar humbet duelin me Man Cityn
Sport

Thellohet kriza për Real Madridin – një tjetër lojtar humbet duelin me Man Cityn

admin
Last updated: 04/02/2025 13:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Real Madridi po ballafaqohet me një krizë në fazën e mbrojtjes. Pasi u rikthye gradualisht në aksion gjatë javëve të fundit, David Alaba është lënduar sërish.

Reprezentuesi austriak ka qenë 13 muaj jashtë fushave në total pas dy operimeve, pasi përveç se kishte këputur ligamentin ai e lëndoi rëndë edhe meniskusin. 

Sidoqoftë, Mundo Deportivo ka raportuar se ai tani pritet që të mbetet jashtë fushave edhe për 2-3 javë të tjera. 

Alaba ka pësuar një lëndim të muskujve hamstring në stërvitjen e fundit para duelit me Leganes në Kupën e Mbretit. 

Kjo do të thotë se ai nuk do të luajë ndaj Atletico Madridit në vikend si dhe do të humbasë takimin e rëndësishëm ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. 

Përveç kësaj, francezi do të humbasë edhe udhëtimin në ‘El Sadar’ ndaj Osasunas, ndërsa mbetet në dyshim edhe për sfidën e kthimit ndaj Man Cityt. 

Kjo e lë Real Madridin me vetëm dy opsione në qendër të mbrojtjes – Jesus Vallejo, i cili ka luajtur vetëm 10 minuta këtë sezon dhe Raul Asencio. 

Tchouameni me gjasë do të duhet që të luajë në qendër të mbrojtjes së bashku me Asencion, por në të kaluarën ishte sugjeruar se edhe Ferland Mendy mund të përdoret në atë pozicion.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Ia more fytyrën ‘mbretëreshës’ sate”, Aldo debaton me Gjestin: E pamë lojën tënde
Next Article Minçev: Reforma në administratën publike është prioritet kyç për integrimin evropian të Maqedonisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?