By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tifozët shkuan për ta takuar, ylli i Real Madridit ua ktheu dashurinë duke iu dhuruar para
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Tifozët shkuan për ta takuar, ylli i Real Madridit ua ktheu dashurinë duke iu dhuruar para
Sport

Tifozët shkuan për ta takuar, ylli i Real Madridit ua ktheu dashurinë duke iu dhuruar para

admin
Last updated: 12/11/2026 10:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një gjest i veçantë i futbollistit të ri të Bregut të Fildishtë, Yan Diomande, ka tërhequr vëmendjen gjatë grumbullimit të kombëtares, duke treguar anën e tij njerëzore përtej paraqitjeve në fushën e blertë.

Sulmuesi i Real Madridit nuk i ka harruar tifozët që kishin ardhur për ta takuar dhe për t’i shprehur mbështetjen e tyre.

Pasi i vuri re pranë vendit ku po qëndronte, Diomande vendosi t’i shpërblente në një mënyrë të veçantë, duke u dhuruar para në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen që po i japin.

Ky veprim është vlerësuar si një gjest i bukur nga futbollisti 19-vjeçar, i cili po përjeton një periudhë të rëndësishme në karrierën e tij, pas ngritjes së shpejtë në futbollin evropian.

Diomande u bë një nga zbulimet e mëdha të sezonit të kaluar me fanellën e RB Leipzigut, ku regjistroi 12 gola dhe tetë asistime në 33 paraqitje.

Paraqitjet e tij bindëse i siguruan transferimin te Real Madridi në verën e vitit 2026, në një marrëveshje që raportohet të ketë arritur vlerën e mbi 125 milionë eurove, përfshirë bonuset.

Edhe në aventurën e re në Madrid, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka arritur të lërë gjurmë. Deri më tani në sezonin 2026/27, ai ka realizuar katër gola dhe ka dhënë dy asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat.

Tani, Diomande është bashkuar me kombëtaren e Bregut të Fildishtë, e cila gjatë këtij muaji ka dy përballje me Gambinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Afrikës 2027.

Ndeshja e parë zhvillohet më 12 nëntor, ndërsa takimi i kthimit më 17 nëntor.

You Might Also Like

Frikë te Bayern Munichu, Real Madridi e bën sërish prioritet Michael Olisen

E kryer, Man United arrin marrëveshje në parim me pasuesin e Michael Carrick

“Jeta është shumë e shkurtër”, ish-ylli gjerman zbulon pse u pensionua në moshën 30-vjeçare

Maran dërgon katër lojtarë në tribunë për ndeshjen ndaj Finlandës, Hysaj i paprekshëm

De Bruyne drejt një transferimi befasues në janar, jashtë top pesë ligave evropiane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në takimin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian në Dublin
Next Article Nichi e sfidon hapur Fuegon: Ta thirri Feron?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?