By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Frikë te Bayern Munichu, Real Madridi e bën sërish prioritet Michael Olisen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Frikë te Bayern Munichu, Real Madridi e bën sërish prioritet Michael Olisen
Sport

Frikë te Bayern Munichu, Real Madridi e bën sërish prioritet Michael Olisen

admin
Last updated: 12/11/2026 17:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i Michael Olises, pavarësisht se tentimi i tyre për ta sjellë francezin në “Santiago Bernabeu” dështoi gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, raporton gazeta franceze L’Equipe.

Presidenti Florentino Perez kishte bërë një ofertë tejet joshëse për yllin e Bayern Munichut, duke e konsideruar atë si Galacticon e ardhshëm të klubit madrilen.

Megjithatë, drejtuesit e gjigantit bavarez e cilësuan 24-vjeçarin si të paprekshëm, duke detyruar Real Madridin të orientonte vëmendjen drejt Yan Diomandes, të cilin e transferoi nga RB Leipzig për një shumë rekorde prej 140 milionë eurosh.

Sidoqoftë, interesimi i madrilenëve për Olisen vazhdon të jetë i fortë dhe mundësia e transferimit të tij në Spanjë mbetet e hapur.

Bayern Munich dëshiron ta bindë francezin të nënshkruajë kontratë të re, duke i ofruar edhe një rritje të konsiderueshme të pagës. Klubi gjerman tashmë ka siguruar vazhdimin e kontratës së Harry Kane dhe synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe me Olisen në ditët në vijim.

Në rast se anësori refuzon rinovimin, Real Madridi është i gatshëm të ndërhyjë dhe të nisë ofensivën për transferimin e tij.

Sipas raportimeve, Olise është i joshur nga mundësia për t’iu bashkuar klubit mbretëror, ku do të gjente bashkëkombësit e tij Kylian Mbappe, Eduardo Camavingan, Aurelien Tchouamenin dhe Ibrahima Konaten. Këta të fundit mund të përpiqen ta bindin gjatë grumbullimit aktual të kombëtareve.

Olise po kalon një sezon fantastik me Bayern Munichun, duke regjistruar 12 gola dhe shtatë asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat.

Edhe me Kombëtaren e Francës, ai shkëlqeu gjatë grumbullimit të fundit, ku realizoi katër gola dhe dhuroi dy asistime në katër ndeshje të Ligës së Kombeve.

You Might Also Like

E kryer, Man United arrin marrëveshje në parim me pasuesin e Michael Carrick

“Jeta është shumë e shkurtër”, ish-ylli gjerman zbulon pse u pensionua në moshën 30-vjeçare

Maran dërgon katër lojtarë në tribunë për ndeshjen ndaj Finlandës, Hysaj i paprekshëm

De Bruyne drejt një transferimi befasues në janar, jashtë top pesë ligave evropiane

Zyrtare: Manchester United konfirmon shkarkimin e Michael Carrick

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ismaili diskuton me presidenten Shiroka-Pula integrimin financiar të Kosovës në BE dhe anëtarësimin në SEPA
Next Article SHMSHM konteston zgjedhjen e drejtuesve në Odën e Mjekëve: U shkel përfaqësimi i shqiptarëve, do të padisim në Gjykatë!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?