By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump deklaron sërish se dëshiron të takojë Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump deklaron sërish se dëshiron të takojë Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Bota

Trump deklaron sërish se dëshiron të takojë Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

admin
Last updated: 01/02/2025 10:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë më 31 janar se ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin mund të bisedojnë shumë shpejt dhe të bëjnë të ditur diçka të rëndësishme drejt dhënies fund të konfliktit në Ukrainë.

“Ne do të flasim, dhe mendoj që do të bëjmë diçka të rëndësishme”, ka thënë Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Ne duam t’i japim fund asaj lufte”.

Sipas Trumpit, administrata e tij veçse ka pasur “diskutime shumë serioze për luftën në fjalë”, dhe për tentimet për t’i dhënë fund saj.

“Është një situatë pa asnjë kuptim dhe duhet të marrë fund”.

Trump nuk ka treguar se kush prej administratës së tij ka qenë në kontakt me rusët, mirëpo ka insistuar se dy palët “veçse po flasin”. Ai nuk ka treguar nëse personalisht është përfshirë në diskutime.

Trump ka thënë javën e kaluar se do të dëshironte të takohet me Putinin sa më shpejt për t’i dhënë fund luftës.

Ai ka thënë se në bazë të asaj që ka dëgjuar, edhe Putin do të dëshironte ta takonte.

“Secilën ditë që nuk takohemi, ushtarët po vriten në fushëbetejë”, ka thënë ai më 23 janar.

Keith Kellogg, gjeneral i pensionuar amerikan, i angazhuar për t’i udhëhequr bisedimet për dhënie fund të luftës, ka thënë në një konferencë për media më 7 janar se janë duke u bërë parapërgatitje për bisedimet mes Trumpit dhe Putinit.

Ai ka thënë se ka mundësi që Trump do të arrijë të bisedojë me Putinin dhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Trump ka thënë në fushatën zgjedhore se do t’i japë fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orëve të marrjes së detyrës. Tani shpreson që t’i japë fund luftës brenda gjashtë muajsh.

Përgjatë fushatës, Trump ka thënë se Rusia nuk do ta pushtonte kurrë Ukrainën, nëse ai do të ishte president, ndërsa këtë pretendim e ka përsëritur edhe më 31 janar.

Trump është kritik i ndihmës që i ka dërguar Uashingtoni Kievit, dhe ka thënë se Ukraina do të duhej të bënte koncesione para nisjes së luftës, gati tre vjet më parë.

Në një intervistë të realizuar së fundmi për një televizion shtetëror rus, Putin e ka lavdëruar Trumpin si “burrë të mençur dhe pragmatik”, i cili është i fokusuar në interesat amerikane.

“Ne kemi pasur gjithmonë marrëdhënie të stilit biznesor, pragmatik, por edhe në mirëbesim, me presidentin aktual amerikan”, ka thënë Putin.

Presidenti rus e ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve direkte për paqe me Zelenskyn. Putin ka thënë se nuk e konsideron Zelenskyn lider legjitim të Ukrainës.

Zgjedhjet në Ukrainë do të duhej të mbaheshin më 31 mars 2024, mirëpo janë shtyrë sepse shteti është ende nën gjendje të luftës, për shkak të konfliktit./Radio Evropa e Lirë

You Might Also Like

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë

Europol jep SHIFRAT: Në Evropë veprojnë 731 rrjete të krimit të organizuar

Tërmet 6.1 ballë në lindje të Afganistanit, lëkundjet shtrihen deri në Pakistan

Valë e madhe e të nxehtit në Evropë, Gjermania dhe Hungaria më të prekurat

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Izraeli pritet të lirojë 183 të burgosur palestinezë, në këmbim të 3 pengjeve
Next Article Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 8 punonjës të kontrollit kufitar dhe pronarin e agjencisë së udhëtimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?