By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump Jr do të vizitojë Grenlandën pasi babai i tij tha se SHBA duhet të merrte kontrollin mbi këtë territor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump Jr do të vizitojë Grenlandën pasi babai i tij tha se SHBA duhet të merrte kontrollin mbi këtë territor
Bota

Trump Jr do të vizitojë Grenlandën pasi babai i tij tha se SHBA duhet të merrte kontrollin mbi këtë territor

admin
Last updated: 07/01/2025 11:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Donald Trump Jr po planifikon të vizitojë Grenlandën, dy javë pasi babai i tij përsëriti dëshirën e tij që SHBA të merrte kontrollin e territorit autonom danez.

Donald Trump ringjalli polemika në dhjetor kur tha se “pronësia dhe kontrolli i Grenlandës është një domosdoshmëri absolute” për sigurinë kombëtare të SHBA-së, përcjell Telegrafi.

Ai kishte shprehur më parë një interes për të blerë ishullin Arktik gjatë mandatit të tij të parë si president.

Trump u kundërshtua nga udhëheqësit e Grenlandës në të dyja rastet.

“Ne nuk jemi në shitje dhe nuk do të jemi në shitje”, tha kryeministri i ishullit, Mute Egede, në dhjetor. “Grenlanda i përket popullit të Grenlandës”.

Presidenti i zgjedhur Trump konfirmoi udhëtimin e djalit të tij në platformën e tij të mediave sociale Truth Social të hënën.

Ai theksoi se Don Jr dhe “përfaqësues të ndryshëm” do të udhëtonin në Grenlandë “për të vizituar disa nga zonat dhe pamjet më të mrekullueshme”.

Trump shtoi se Grenlanda dhe populli i saj “do të përfitojnë jashtëzakonisht nëse dhe kur të bëhet pjesë e kombit tonë”.

“Ne do ta mbrojmë atë dhe do ta ruajmë atë nga një botë shumë e keqe e jashtme”, tha ai. “Bëjeni Grenlandën përsëri të madhe!”.

Postimi i presidentit të zgjedhur përfshinte gjithashtu një video ku shfaqej një burrë, i veshur me një kapelë të kuqe, “Make America Great Again”, duke i thënë Trumpit të blinte Grenlandën dhe ta çlironte atë nga “kolonizimi” nga Danimarka.

Por identiteti i burrit në video nuk është bërë i ditur.

Grenlanda shtrihet në rrugën më të shkurtër nga Amerika e Veriut në Evropë, duke e bërë atë strategjikisht të rëndësishme për SHBA-në. Ajo është gjithashtu shtëpia e një objekti të madh hapësinor amerikan.

Kujtojmë se djali i madh i presidentit të zgjedhur luajti një rol kyç gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024 në SHBA, duke u shfaqur shpesh në mitingje dhe në media.

Por ai nuk do të udhëtojë në Grenlandë në emër të administratës së ardhshme të babait të tij, sipas ministrisë së jashtme daneze.

“Ne kemi vërejtur vizitën e planifikuar të Donald Trump Jr në Grenlandë. Meqenëse nuk është një vizitë zyrtare amerikane, Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës nuk ka komente të mëtejshme për vizitën”, ka thënë ministria për BBC News.

Ndërkohë, disa orë pas ndërhyrjes së fundit të presidentit të zgjedhur Trump, qeveria daneze njoftoi një rritje të madhe në shpenzimet e mbrojtjes për Grenlandën.

Ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen e përshkroi kohën e njoftimit si një “ironi të fatit”.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xuxi edhe pas spektaklit i nervozuar me Milaimin: Më rrugaç se ai, e më vulgar nuk ka
Next Article Araujo i jep dritën jeshile transferimit te gjiganti i Serie A

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?