By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump organizoi iftarin tradicional: Në Shtëpinë e Bardhë keni dikë që ju do
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump organizoi iftarin tradicional: Në Shtëpinë e Bardhë keni dikë që ju do
Bota

Trump organizoi iftarin tradicional: Në Shtëpinë e Bardhë keni dikë që ju do

admin
Last updated: 28/03/2025 10:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në Shtëpinë e Bardhë mbrëmë u organizua iftari tradicional, ku nikoqir ishte presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili mbajti edhe një fjalim gjatë darkës.

Ai falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, duke veçuar myslimanët që mbajnë pozita si kryebashkiakë dhe e kishin mbështetur atë gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Në mesin e të ftuarve ishin kryetari i qytetit Hamtramck, Amer Ghalib, të cilin 78-vjeçari e ka zgjedhur si ambasador të ri të SHBA-së në Kuvajt, dhe kryetari i Dearborn Heights, Bill Bazzi, që do të shërbejë si ambasador në Tunizi.

“Ndërsa nderojmë muajin e shenjtë islam të Ramazanit, dua ta filloj duke u drejtuar miqve tanë myslimanë – kemi shumë sonte këtu, dhe mendoj se kemi shumë në mbarë botën, bazuar në rezultatet në Michigan dhe vende të tjera – por dua të them përshëndetje për të gjithë ata që na kanë mbështetur kaq fuqishëm. Ramazan Mubarek”, tha Trump.

Ai foli gjithashtu për angazhimin e SHBA-së në Lindjen e Mesme, ku Izraeli ka rifilluar operacionet në Rripin e Gazës.

“Po i përmbushim premtimet tona ndaj komunitetit mysliman. Administrata ime po ndjek diplomaci të palodhshme për të krijuar një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, duke u mbështetur në Marrëveshjet historike të Abrahamit, për të cilat të gjithë mendonin se ishin të pamundura. Tani, do të fillojmë t’i zbatojmë ato”, tha lideri amerikan.

Presidenti i 47-të amerikan shtoi gjithashtu se “personave në këtë sallë do t’iu pëlqente” ajo që kishte bërë me disa urdhra ekzekutivë, duke përmendur vendimet mbi personat transgjinorë.

Trump falënderoi edhe ambasadorët e vendeve me shumicë myslimane që ishin të pranishëm në këtë iftar.

“Mezi pres të punoj me miqtë e mi myslimanë për një të ardhme më të ndritur, dhe mendoj se do të bëjmë gjëra të shkëlqyera së bashku. Do të përparoni si kurrë më parë, dhe në Shtëpinë e Bardhë keni dikë që ju do”, përfundoi ai fjalimin e tij.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksident trafiku në Shkup, lëndohet një këmbësor
Next Article Djali i Cristiano Ronaldos mund të luajë për pesë kombëtare, duke përfshirë vendin e stërgjyshes së tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?