By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump thotë se “për shumë elemente” është rënë dakord përpara telefonatës me Putinin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump thotë se “për shumë elemente” është rënë dakord përpara telefonatës me Putinin
Bota

Trump thotë se “për shumë elemente” është rënë dakord përpara telefonatës me Putinin

D. V.
Last updated: 18/03/2025 09:10
By D. V. 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se “për shumë elemente” të një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë janë rënë dakord me homologun e tij rus, Vladimir Putin, përpara telefonatës së shumëpritur të tyre.

Trump postoi në Truth Social duke treguar se do të flasë me Putinin të martën në mëngjes.

Ai tha se përderisa ka pasur marrëveshje, “mbetet shumë” për t’u punuar.

“Çdo javë sjell 2,500 vdekje ushtarësh, nga të dyja palët, dhe duhet të përfundojë TANI. Mezi pres telefonatën me presidentin Putin”, shkroi Trump.

Ai më parë u tha gazetarëve se “ne do të shohim nëse mund të punojmë një marrëveshje paqeje, një armëpushim dhe paqe, dhe unë mendoj se do të jemi në gjendje ta bëjmë atë”.

Ndërkohë në fjalimin e tij të natës të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Putinin për zgjatjen e luftës.

“Ky propozim mund të ishte zbatuar shumë kohë më parë”, tha ai, duke shtuar se “çdo ditë në kohë lufte do të thotë jetë njerëzore”.

Sipas mediave të huaja, ka pasur mospërputhje nga brenda administratës Trump se sa të avancuara janë bisedimet e armëpushimit.

Duke folur pas takimit të tij në Jeddah me zyrtarët ukrainas, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se “pjesa më e madhe” e bisedës ishte “si do të dukej një proces negociator” dhe jo “kushtet specifike”.

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili u takua me Putin të enjten në Moskë, gjithashtu ka pasur një ton më të matur.

E Britania e Madhe dhe Franca i kanë kërkuar Putinit të provojë se dëshiron një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

Presidenti francez Emmanuel Macron përshëndeti “guximin” e Zelenksy-t për të rënë dakord për një propozim armëpushimi dhe sfidoi Rusinë të bënte të njëjtën gjë.

“Mjaft vdekje. Mjaft jetë të shkatërruara. Mjaft shkatërrim. Armët duhet të heshtin”, tha Macron në një postim në X.

Ndërsa Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy theksoi se Putini duhet të pajtohet me një “armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar tani”, duke u thënë deputetëve se nuk kishte parë “asnjë shenjë” se Putini ishte serioz për një marrëveshje paqeje.

Ai paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj kanë “më shumë letra që ne mund të luajnë” për të ndihmuar në detyrimin e Rusisë që të negociojë “seriozisht”.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjiganti evropian po ndjek nga afër situatën e Haalandit mes raporteve për pakënaqësi te Man City
Next Article Gjesti befason banorët me veprimin e tij qesharak: Fillon puth murin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?