By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VITET E LOTËVE RRJEDHIN EGËRSISHT
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > VITET E LOTËVE RRJEDHIN EGËRSISHT
Kulturë

VITET E LOTËVE RRJEDHIN EGËRSISHT

admin
Last updated: 07/04/2025 10:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Poezi nga: Ron whitehead
Përktheu: Fadil Bajraj

Vitet e lotëve rrjedhin egërsisht, rrjedhin.
E gjithë dhimbja buron. Vite dështimi, të mos jesh dalzotës për askënd,
Vite bredhje, i humbur, autsajder, rebel, duke më thënë: “Ti s’je mut. Nuk matesh
me asnjë kut! Ç’dreqin po bën këtu? Krejt çka bën ti është dhimbje dhe pikëllim.
A nuk do të ishte më mirë të vdisje?”
Duke u shmangur, duke mos u përzier, duke mos u rënë në sy autoriteteve,
të kaluarës, të vdekurve.
Në korridoret hermetike të autoritetit, të vdekurit spërkasin në kanalizimet
e tyre të cekëta, duke e gllabëruar dhe duke e gëlltitur veten.
Dhe me lot në sy, me rënkim në buzë, dhe me paqe në zemër
unë po dështoj njashtu siç nuk guxojnë të tjerët të dështojnë.
Ndërsa unë jam në hendekun midis mendimit dhe imazhit.
Si kam arritur deri këtu pas gjithë viteve që nuk isha vetvetja, pas gjithë viteve
të të qenit dikush tjetër, duke u shqitur nga trupi im, në tavan, shikoja
lëkurën, gjakun, eshtrat, nervat si lëvizin, duke besuar në hapësirë dhe kohë pa
e kuptuar se tashmë isha jashtë, jashtë sinkronizimit, përtej kaosit, duke frymuar
ritmet në fund të kohës.
Dhe tash, këtu, në hendekun midis mendimit dhe imazhit, ku e vetmja distancë
është distancë krijuese, këtu, tash, në fund të kohës,
i fokusoj të tre sytë sipas mënyrës së ujkut, koha e mbylljes. Unë eci nëpër gurin e
quajtur gungë dhjami dhe pluskoj nëpër zjarrin që është qendror dhe futem në
dhomën e sipërme të piramidës së artë,
që bashkim i të gjitha rrjedhave, përzierje poliglote e të gjithë zërave,
oqeani ushqen veten, derisa unë rri pezull mbi sarkofagun e hapur
unë jam oqeani i vetëdijes.

You Might Also Like

NËPËR GJITHËSI

Bordi qeveritar e propozoi festimin e 35-vjetorit të pavarësisë, këto janë emrat

NË KËTË TOKË

Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor në UT – aty ku kujtesa takohet me dijen

DO TË DËGJOJ ENGJËJT

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Për shkak të një defekti pa ujë janë përdoruesit e rrugës “Brigada kosovaro-maqedonase”, Teneqe mëhalla dhe Kolexhi Turk
Next Article Skuadrat me më së shumti penallti të fituara – Real Madridi i pari në Evropë, por edhe me më së shumti të humbura

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?