By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vrasja e liderit politik të Hamasit, vjen reagimi i Turqisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Vrasja e liderit politik të Hamasit, vjen reagimi i Turqisë
Bota

Vrasja e liderit politik të Hamasit, vjen reagimi i Turqisë

admin
Last updated: 31/07/2024 10:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Turqia ka dënuar të mërkurën vrasjen “e tmerrshme” të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Iran.

Hamasi më herët tha se udhëheqësi i saj politik Ismail Haniyeh u vra në një sulm izraelit në Teheran, ku ai kishte marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të vendit.

Dhe i pranishëm në ceremoni ishte edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.

“Sulmi tregon se qeveria e (Benjamin) Netanyahu nuk ka ndërmend të arrijë paqen”, citohet të ketë thënë Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.

“Kjo vrasje synon të përhapë luftën në Gaza në një nivel rajonal”, paralajmëroi ai.

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi gjithashtu vdekjen, duke thënë se rezidenca e Haniyeh në Teheran u “godit” dhe ai u vra së bashku me një truproje.

Siç thekson Daily Sabah, Haniyeh ishte një vizitor i shpeshtë në Turqi, e cila ka qenë një kritike e zëshme e masakrave të Izraelit në Palestinë që nga 7 tetori 2023, në përgjigje të një ofensive të Hamasit dhe qëndron në mesin e pak vendeve që e njohin grupin e tij si një lëvizje rezistence.

Sipas mediumit turk, presidenti Rexhep Tajip Erdogan është gjithashtu “pionier i përpjekjeve për pajtimin midis Hamasit dhe al-Fatah, i cili mban Autoritetin Palestinez me qendër në Ramallah”.

Kohët e fundit, ai priti Haniyeh dhe Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas për bisedime të rralla të nivelit të lartë mbi këtë çështje.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
Next Article Evertoni bën ofertë zyrtare për transferimin e Armando Brojës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?