By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vritet nga snajperi një punonjës i OKB-së në Bregun Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Vritet nga snajperi një punonjës i OKB-së në Bregun Perëndimor
Bota

Vritet nga snajperi një punonjës i OKB-së në Bregun Perëndimor

admin
Last updated: 14/09/2024 18:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinë (UNRWA) njoftoi se një punonjës u vra nga një snajper në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu.

Punonjësi sanitar u qëllua dje në çatinë e shtëpisë së tij.

“Një punonjës sanitar i UNRWA-s në pjesën veriore të Bregut Perëndimor u qëllua dhe u vra në çatinë e shtëpisë së tij nga një snajper dje”, tha agjencia në X, duke shtuar:

“Kjo është hera e parë që një punonjës i UNRWA-së vritet në Bregun Perëndimor në më shumë se 10 vjet”.

Në deklaratë theksohet se Sufyan Jaber Abed Jawwad u qëllua për vdekje në çatinë e shtëpisë së tij nga një snajper në orët e hershme të së enjtes në kampin El Far’a, teksa thvillohej një operacion ushtarak izraelit.

Ushtria izraelite të enjten në mbrëmje u tërhoq nga qytetet veriore të Bregut Perëndimor, Tulkarem dhe Tubas, duke i dhënë fund ofensivave ushtarake disaditore ku u vranë 14 palestinezë.

Tensionet janë përshkallëzuar në të gjithë Bregun Perëndimor në mes të ofensivës shkatërruese ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, ku që nga që nga 7 tetori janë vrarë më shumë se 41.100 persona, kryesisht gra dhe fëmijë.

Përpos kësaj, mbi 700 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 5.700 janë plagosur nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 19 korrik që shpalli të paligjshëm pushtimin prej dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe kërkoi evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tmerre pa fund, detaje nga gjyqi që po trondit Francën/ Drogonte gruan dhe ftonte maniakët serialë ta përdhunonin
Next Article Marine Le Pen kërkon thirrje për zgjedhje të reja në vitin 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?