By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ylli i Liverpoolit i kërkon largimin trajnerit Arne Slot, dëshiron të transferohet tek ndonjë nga rivalët e Ligës Premier
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ylli i Liverpoolit i kërkon largimin trajnerit Arne Slot, dëshiron të transferohet tek ndonjë nga rivalët e Ligës Premier
Sport

Ylli i Liverpoolit i kërkon largimin trajnerit Arne Slot, dëshiron të transferohet tek ndonjë nga rivalët e Ligës Premier

admin
Last updated: 07/06/2024 11:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një yll i Liverpoolit thuhet i ka thënë klubit se dëshiron të largohet këtë afat kalimtar të verës dhe të kalojë te një rival nga Liga Premier.

Slot është duke u përgatitur për para-sezonin e tij të parë si trajner i Liverpoolit, pasi e ka trashëguar rolin nga Jurgen Klopp, i cili shërbeu për një kohë të gjatë.

Në të vërtetë, holandezi ka ‘këpucë të mëdha’ për të mbushur, me Klopp që ka fituar pothuajse çdo trofe në periudhën e tij nëntëvjeçare në Anfield, duke përfshirë Ligën e Kampionëve më 2019 dhe Ligën Premier pas 30 vitesh pritje.

Dhe ndër punët e para të Slot do të jetë të qetësojë dëshirat e portierit të Reds, Caoimhin Kelleher, i cili thuhet se dëshiron t’i bashkohet një klubi të Ligës Premier këtë verë.

Sipas Football Insider, Kelleher po planifikon të shtyjë për një largim nga Anfield, me 25-vjeçarin që dëshiron të bëhet portieri numër 1 diku tjetër.

Celtic thuhet se është i interesuar për irlandezin pas tërheqjes së Joe Hart, megjithatë, mediumi anglez ka pohuar se klubi i Parkhead do ta ketë të vështirë të përmbushë vlerësimin e Kelleher nga Liverpool.

Football Insider shton se Kelleher është duke i dhënë përparësi një lëvizjeje brenda Ligës Premier pasi ka bërë përshtypje gjatë mundësive të tij në Liverpool.

Portieri bëri 26 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin në sezonin 2023/24, duke përfshirë dhjetë ndeshje në Ligën Premier pas lëndimit të Allison Becker.

Kelleher mbajti pesë herë portën e paprekur dhe pësoi 32 gola në ato ndeshje.

Ylli i lindur në Cork iu bashkua Liverpoolit nga Ringmahon në vitin 2015 dhe është ngritur në radhët e të rinjve për të qenë rezervë e Alisson. Ai ka kontratë në Anfield deri në qershor të vitit 2026.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kalaja e Pogragjës në pritje për t’u bërë destinacion turistik i Gjilanit
Next Article Shkup, 28-vjeçari akuzohet për vrasjen e gjyshes së tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?