By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kalaja e Pogragjës në pritje për t’u bërë destinacion turistik i Gjilanit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Kalaja e Pogragjës në pritje për t’u bërë destinacion turistik i Gjilanit
Kulturë

Kalaja e Pogragjës në pritje për t’u bërë destinacion turistik i Gjilanit

admin
Last updated: 07/06/2024 11:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Qyteti i Gjilanit ka një trashëgimi të pasur kulturore që përshin aktivitete kulturore që pasqyrojnë diversitetin dhe historinë e tij.

Një ndër trashëgimit kulturore në njërin nga fshatrat e Gjilanit është edhe Kalaja e Pogragjës

10 kilometra larg nga juglindja e Gjilanit, pozicionohet ky monument si një nga më të rëndësishmet historiko-kulturore të Kosovës, në një lartësi mbi detare prej 567 metra.

Kryetari i fshatit Pogragjë, Arton Fetahu në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se ky monument i takon shekullit të VI, por që dëshmi zyrtare ende nuk ka.

Ndër të tjera, Fetahu theksoi se nuk kanë pasur mbështetje nga ana e institucioneve, ku si rrjedhojë nuk është bërë asnjë hulumtim nga asnjë arkeolog.

“Për kalanë nga ana e institucioneve nuk është bërë asgjë, ende asnjë arkeolog nuk ka bërë hulumtime në atë pjesë”, ka theksuar ai.

Mirëpo, Fetahu thotë se pritjet e tyre janë që këtë vit të filloj një projekt nga Ministria e Kulturës, që të zbulohet e të ruhet edhe më shumë, si dhe të bëhet një destinacion turistik i Gjilanit.

Deri më tani, Fetahu thotë se ka pak vizitorë.

Pra, si një monument i vjetër që daton rreth shekullit të VII dhe si çdo monument i trojeve të ndryshëm, është e mbushur me histori e gojëdhëna të cilat i kanë mbijetuar kohës.

Në kala gjendet i ashtuquajturi “Guri i Qumështit”, i cili në popull njihet si gurë shërues. Përveç kësaj, nga gojëdhënat e trashëguara thuhet se brenda kalasë qëndrojnë muret e një qyteti që ekzistonte vite më parë.

Ndërsa, edhe fshati Pogragjë e ka marrë emrin sipas kësaj kalaje, e cila për nga ndërtimi ka mure të trasha prej gurëve.

Kalaja përbëhet nga komponentë, siç janë muri i parë dhe muri i dytë rrethues, tri kullat katërkëndëshe, vrojtuese dhe njëkohësisht të vendosura në murin e dytë rrethues dhe kulla qendrore.

Objekti më i ruajtur është kulla qendrore e cila ndodhet në pjesën më të ngritur të kodrës.

You Might Also Like

KUR MBETESH VETËM

Çairi organizon për herë të parë Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”

E PORTOKALLTA

TAKIMI

Nga 13 korriku, Tetova në festë me program kulturor dhe sportiv

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Chrissy Teigen: Fëmijët e mi nuk do të kenë rrjete sociale derisa të mbarojnë shkollën e mesme
Next Article Ylli i Liverpoolit i kërkon largimin trajnerit Arne Slot, dëshiron të transferohet tek ndonjë nga rivalët e Ligës Premier

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?