By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zbardhen vendimet e Qeverisë, Shqipëria pakt me Poloninë për pensionet, Ibrahimaj: Katër marrëveshje të tjera duke u negociuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Zbardhen vendimet e Qeverisë, Shqipëria pakt me Poloninë për pensionet, Ibrahimaj: Katër marrëveshje të tjera duke u negociuar
Ekonomi

Zbardhen vendimet e Qeverisë, Shqipëria pakt me Poloninë për pensionet, Ibrahimaj: Katër marrëveshje të tjera duke u negociuar

admin
Last updated: 15/07/2026 14:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, komunikoi për mediat vendimet e miratuara.

Ajo u shpreh se qeveria miratoi në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë, e cila e çon në 17 numrin e marrëveshjeve të nënshkruara në këtë fushë.

“Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sot kaloi një projektvendim, i cili është në fakt shumë i rëndësishëm. Është një miratim në parim i Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me Republikën e Sllovenisë, e cila e çon numrin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë në 17, ku, bashkë me marrëveshjen që po firmosim me Slloveninë, janë 11 marrëveshje, të cilat janë firmosur me vende të Evropës.

Dua t’ju kujtoj këtu që kjo është një politikë që prej disa vitesh ka filluar dhe është intensifikuar nga ana e qeverisë shqiptare, pasi është thelbësore në mbrojtjen e të drejtave të punës dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe pagesave që çdo individ mund t’i marrë në të ardhmen, pasi ka kryer disa vite pune në Republikën e Shqipërisë dhe disa vite pune në një vend tjetër.

Ka qenë një problem i cili ndër vite është mbartur. Ne, siç e dini, gjatë vitit të kaluar kemi firmosur dhe ratifikuar marrëveshjen me Italinë, që është më e rëndësishmja, pasi numri i shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë në Itali është shumë i lartë.

Deri tani janë 20 mijë shqiptarë që kanë përfituar nga marrëveshjet që kemi firmosur për njohjen e viteve të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Ndaj jemi duke vazhduar me intensitet të lartë.

Janë katër marrëveshje të tjera që janë duke u negociuar dhe shumë shpejt do t’i sjellim në Këshillin e Ministrave, që do t’i sjellim për t’i miratuar dhe firmosur.“, u shpreh ajo.

Ndërsa ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se janë propozuar ndryshime për 3 ligje të sistemit financiar që synojnë modernizimin dhe përafrimin me legjislacionin e BE.

“Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam disa ndryshime të rëndësishme që prekin :
• Ligjin Për shërbimet e pagesave;
• Ligjin “Për sistemin e pagesave”;
• Si dhe ligjin ‘Për bankat në Republikën e Shqipërisë’.

Të treja projektligjet e propozuara i shërbejnë, jo vetëm modernizimit të mëtejshëm të sistemit financiar, por edhe përafrimit me direktivat përkatëse të Bashkimit Europian.

Nga ana tjetër, këto ndryshime sjellin përfitime konkrete edhe për qytetarët dhe biznesin, përmes :

• Reduktimit të kostove të shërbimeve financiare;
• Rritjes së sigurisë dhe efikasitetit të sistemit financiar;
• Forcimit të mbrojtjes së konsumatorëve;
• Nxitjes së konkurrencës dhe inovacionit në treg.

Ndaj, kjo paketë projektligjesh do të shërbejë, si për zhvillimin e tregut financiar, ashtu edhe për transformimin e mëtejshëm të ekonomisë”, tha Malaj.

You Might Also Like

Ekonomia e Kinës rritet me 4.7% në gjysmën e parë të vitit 2026

5,4 milionë euro për 1.385 punësime të reja, kompanitë mund të aplikojnë deri më 24 korrik

Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen Dollari, Franga, dhe Paundi

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

Nga e hëna pritet ulje e re e akcizave për benzinën dhe dizelin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga e hëna pritet ulje e re e akcizave për benzinën dhe dizelin
Next Article Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?