By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zbulim historik, shenja të forta jete gjenden në planetin e largët përtej sistemit tonë diellor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zbulim historik, shenja të forta jete gjenden në planetin e largët përtej sistemit tonë diellor
Bota

Zbulim historik, shenja të forta jete gjenden në planetin e largët përtej sistemit tonë diellor

admin
Last updated: 17/04/2025 09:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkencëtarët kanë gjetur atë që ata po e quajnë shenjën më të fortë të jetës së mundshme përtej sistemit tonë diellor, pasi zbuluan gjurmën kimike të gazeve në atmosferën e një planeti alien, që në Tokë prodhohen vetëm nga organizmat e gjallë.

Duke përdorur teleskopin hapësinor James Webb, shkencëtarët gjetën gjurmë të dy gazeve – dimetil sulfid (DMS) dhe dimetil disulfid (DMDS) – në një planet të quajtur K2-18 b.

Bëhet e ditur se në Tokë, këto gazra gjenerohen kryesisht nga organizmat e gjallë, duke përfshirë algat, duke sugjeruar se K2-18 b mund të jetë i mbushur me jetë mikrobike.

Studiuesit kanë theksuar se gjetjet nuk janë një njoftim i zbulimit të organizmave të gjallë aktualë, por më tepër një tregues i një procesi biologjik, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

K2-18 b, i vendosur rreth 124 vite dritë nga Toka në yjësinë e Luanit, është 8.6 herë më i madh se Toka dhe ka një diametër rreth 2.6 herë më të madh se planeti ynë.

Ai orbiton në “zonën e banueshme” – një distancë ku uji i lëngshëm, një përbërës kyç për jetën, mund të ekzistojë në një sipërfaqe planetare.

Nikku Madhusudhan i Institutit të Astronomisë të Universitetit të Kembrixhit, tha se ishte një “moment transformues në kërkimin e jetës përtej sistemit diellor”.

“Ne kemi hyrë në epokën e astrobiologjisë vëzhguese”, tha profesori Madhusudhan.

Raportohet se vëzhgimet e mëparshme nga Webb, të cilat u nisën në vitin 2021 dhe u bënë funksionale në vitin 2022, kishin identifikuar metanin dhe dioksidin e karbonit në atmosferën e K2-18 b, hera e parë që molekulat me bazë karboni u zbuluan në atmosferën e një ekzoplaneti në zonën e banueshme të një ylli.

“I vetmi skenar që shpjegon aktualisht të gjitha të dhënat e marra deri më tani nga JWST (James Webb Space Telescope), duke përfshirë vëzhgimet e kaluara dhe të tashme, është ai ku K2-18 b është një botë e mbushur me jetë”, shtoi profesori.

“Të dhënat e pasura nga K2-18 b e bëjnë atë një botë joshëse”, tha Christopher Glein, shkencëtar kryesor në Divizionin e Shkencave Hapësinore të Institutit Kërkimor Jugperëndimor në Teksas.

“Këto të dhëna të fundit janë një kontribut i vlefshëm për të kuptuarit tonë.”

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një TikToker nuk e njohu Jennifer Lopez, vazhdoi t’i bënte pyetje se çfarë bën e punon
Next Article Memoriali “Eksodi Kosovar” dhe monumenti “Muri i Kujtesës” në Kukës, simbole të sakrificës dhe vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?