By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zv/Kryeministri i Kinës inkurajon kompanitë shumëkombëshe të zgjerojnë investimet në vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zv/Kryeministri i Kinës inkurajon kompanitë shumëkombëshe të zgjerojnë investimet në vend
BotaKina

Zv/Kryeministri i Kinës inkurajon kompanitë shumëkombëshe të zgjerojnë investimet në vend

admin
Last updated: 24/03/2025 14:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kina do të vazhdojë hapjen drejt një niveli më të lartë. Vendi mirëpret kompanitë shumëkombëshe për të zgjeruar investimet e tyre në Kinë, për të thelluar përfitimet reciproke dhe rezultatet me leverdi të ndërsjella, tha të dielën zv/Kryeministri i Kinës He Lifeng.

He, i bëri komentet në një takim në Pekin me drejtues të kompanive kryesore shumëkombëshe, teksa shkëmbyen mendime mbi ekonominë globale dhe kineze, bashkëpunimin tregtar Kinë-ShBA dhe zgjerimin e investimeve në vend.

Duke vënë në dukje se ekonomia e Kinës ka elasticitet të fortë, potencial të madh dhe vitalitet të bollshëm, ai tha se vendi është i përkushtuar të promovojë zhvillimin me cilësi të lartë, të zgjerojë hapjen me standarde të larta dhe të përmirësojë vazhdimisht mjedisin e biznesit, ndërsa mirëpret rritjen e investimeve nga kompanitë shumëkombëshe në Kinë, për të ndarë mundësitë e zhvillimit të vendit.

Drejtuesit e kompanive shumëkombëshe të pranishëm në takim, thanë se i kushtojnë rëndësi tregut kinez dhe janë optimistë për perspektivat ekonomike të vendit. Gjithashtu shprehën gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar për bashkëpunime afatgjata me Kinën.

Të pranishëm në takim ishin drejtues biznesi, duke përfshirë Tim Cook – Drejtor i Përgjithshëm i Apple, Albert Bourla – Kryetar dhe Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer Bruce Flatt – Kryetar dhe CEO i Brookfield Asset Management, Geoff Martha -Drejtor i Përgjithshëm i Medtronic, Michael Miebach – Drejtor i Përgjithshëm i Mastercard, David A. Ricks – Kryetar dhe Drejtor Ekzekutiv i Eli Lilly, Brian Sikes – President dhe CEO i Cargill dhe Wendell P. Weeks – Drejtor i Përgjithshëm i Corning Incorporated.

You Might Also Like

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, rritet tensioni në Ngushticën e Hormuzit. Nafta shtrenjtohet me gati 3%

Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, humbin jetën 11 persona, mes tyre 8 fëmijë

Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE as në vendet që synojnë anëtarësimin

Xi Jinping dhe Sadyr Japarov zhvillojnë bisedime në Bishkek

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sako: Shkolla e re e Vadardhës po i shtohet komunitetit të Sukthit
Next Article Bashkim Ramosaj përkujton 24 Marsin dhe heronjtë e luftës për liri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?