By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zv.ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani paralajmëron zgjidhjen e statusit të 33 artistëve të Ansamblit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Zv.ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani paralajmëron zgjidhjen e statusit të 33 artistëve të Ansamblit
Kulturë

Zv.ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani paralajmëron zgjidhjen e statusit të 33 artistëve të Ansamblit

admin
Last updated: 12/08/2024 15:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Do të zgjidhet statusi i artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare, të cilët mbetën pa punë pasi që paraprakisht u skadoi kontrata. Këtë e thekson zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani në një deklaratë për Alsat, pas seancës së sotme kuvendore ku në rend dite ishte ndryshimi i Ligjit për Kulturë, i cili parasheh që punëtorëve kulturorë të punësuar me kontrata t’u jepen vendime pune.

“Sot e dhamë propozim-ligjin dhe isha para deputetëve, e arsyetova pse duhet të ky ligj të ndërrohet. Ligji ka të bëjë me transferimin e kontratave të cilat janë me kohë të pacaktuar në kontrata me afat të papërcaktuar, gjegjësisht me vendim pune. Kjo ishte që sot e dhamë propozimin dhe besoj që për kohë të shkurtër këtë çështje do ta zgjidhim”, tha Sedat Sulejmani, zëvendësministër i Kulturës.

Në lidhje me akuzat për keqpërdorime nga drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj, zëvendësministri tha se prej sot ministria ka dërguar ekip inspektues, i cili duhet të hartojë raport për gjendjen në Ansambël.

“Sa i përket keqpërdorimeve, të cilat i ka bërë drejtori në fjalë, ne prej sot kemi dërguar inspektim te drejtoria apo tek Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqiptare dhe do të presim raporti si do të vijë. Sa i përket asaj se ka pasur mobing. I udhëzoj të gjithë ata që kanë pasur probleme me drejtorin, të drejtohen në Prokurori, pasi nuk është punë e ministrisë”, theksoi Sedat Sulejmani, zëvendësministër i Kulturës.

Zëvendësministri, thekson se pret që deri në fund të javës, Ministria e Financave t’u japë përgjigje pozitive për kërkesën për punësime në Ansambël, ndërkaq konkursi do të hapet pas përfundimit të raportit nga ana e Inspektoratit.Gjatë ditëve të kaluara ka pasur reagime të ashpra për shkak të situatës së krijuar ku 33 të punësuar në këtë institucion kulturor kanë mbetur pa punë. Artistët, nëpërmjet një konference për shtyp akuzuan drejtorin për mobing dhe keqtrajtim në punë, të cilat Tolaj i hodhi poshtë. Reagime pati edhe nga punëtorë tjerë kulture, të cilat kanë akuzuar drejtorin se po e trajton institucionin si pronë private.

You Might Also Like

Të mërkurën fillon Festivali i filmit francez

Ndahet nga jeta David Hockney, pionieri i pop-artit britanik

MOS QAJ NËNË …

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

LUTJE DASHURIE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Për shkak të një defekti, nesër një pjesë e Shkupit do të mbetet pa ujë
Next Article Ministria për energjetikë është formuar që të ulet korrupsioni, theksojnë nga MEMBM si reagim ndaj dokumentit për politika publike nga IDSC

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?