By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: TRANSPORTI PUBLIK NË KRIZË: Autobusë s’ka, borxhet rriten
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > TRANSPORTI PUBLIK NË KRIZË: Autobusë s’ka, borxhet rriten
Ekonomi

TRANSPORTI PUBLIK NË KRIZË: Autobusë s’ka, borxhet rriten

admin
Last updated: 03/08/2025 18:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

NQP është ende duke shlyer kredinë për 33 autobusët “MAN” të blerë pesë vite më parë, përmes një marrëveshjeje 10-vjeçare. Deri në fund të vitit 2024 janë paguar gjashtë këste, ndërsa dy të tjera duhet të shlyhen brenda këtij viti

Anëmsha SHABANI

Shkup, 3 gusht – Prej vitesh, sistemi i transportit publik në Shkup është në kolaps të vazhdueshëm. Qytetarët udhëtojnë çdo ditë me autobusë të vjetruar dhe të rrallë, ndërsa zgjidhjet që premtohen, mbesin në letër. Me fillimin e vitit të ri shkollor në shtator, presioni mbi një sistem tashmë të rrënuar pritet të rritet ndjeshëm, por as këtë vit nuk pritet përmirësim. Përkundrazi, tenderi i fundit për blerjen e 120 autobusëve të rinj dështoi, ndërkohë që Qyteti i Shkupit vazhdon të paguajë kredi për mjetet e blera në vitin 2020. Ministria e Transportit shpalli thirrjen publike më 17 qershor, me afat për dorëzim ofertash më 24 korrik, por vetëm një kompani aplikoi. Ajo nuk i përmbushi kriteret e kërkuara dhe procesi u anulua.

“Pas vlerësimit, Komisioni përgjegjës për zbatimin e prokurimit publik përcaktoi se kompania nuk i plotëson kriteret sipas thirrjes publike të shpallur. Ministria e Transportit do të kryejë analiza shtesë në lidhje me prokurimin e autobusëve elektrikë ekologjikë në periudhën e ardhshme dhe do ta informojë publikun”, thuhet në reagimin zyrtar.

Nga ana tjetër, NQP-ja është ende duke shlyer kredinë për 33 autobusët “MAN” të blerë pesë vite më parë, përmes një marrëveshjeje 10-vjeçare. Deri në fund të vitit 2024 janë paguar gjashtë këste, ndërsa dy të tjera duhet të shlyhen brenda këtij viti. Sipas raportit të fundit mbi inventarin e aseteve dhe burimeve të fondeve në ndërmarrje, vlera për një autobus të zakonshëm ka qenë 269.758 euro, ndërsa për një të artikuluar 335.560 euro. Këstet paguhen dy herë në vit, në fund të janarit dhe në fund të korrikut, me periudhë grace prej tre vitesh që tashmë ka kaluar. Në dokumentin e regjistrimit financiar për vitin 2024 evidentohet edhe një tjetër problem madhor, si borxhi i akumuluar nga MASH-i për transportin e studentëve në tre vite akademike, nga 2021 deri më 2023.

“Megjithëse Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk i pagoi NQP-së asnjë qindarkë për tre vjet, për të njëjtën periudhë kompania pagoi taksa prej mbi 17 milionë denarësh,” theksohet në analizën e Komisionit Qendror të Regjistrimit.

Po sipas të njëjtit raport, DAP e ngarkoi ndërmarrjen me pesë për qind TVSH për transportin e ofruar, vetëm për vitin 2022 në vlerën prej 5.7 milionë denarësh, edhe pse mjetet për shërbimin nuk ishin transferuar. Pagesa nga Ministria është bërë vetëm në janar të këtij viti për vitin shkollor 2024/25, në shumën prej 120 milionë denarësh. “Komisioni Qendror i Regjistrimit propozon të detyrojë drejtorin e NQP ‘Shkup’ që të ndërmarrë të gjitha mundësitë ligjore për mbledhjen e kërkesave nga MASH-i”, thuhet më tej në dokument.

Ndryshe, përkundër këtyre borxheve të papaguara, ndërmarrja për vitin 2025 ka marrë subvencione rekord nga Qyteti i Shkupit në vlerë prej 801.5 milionë denarësh, të cilat në seancën e fundit janë shtuar edhe me 150 milionë denarë shtesë. Pjesa më e madhe e kësaj shume, sipas autoriteteve komunale, është e destinuar për pagesa rrogash dhe për transportin falas të studentëve dhe pensionistëve. (koha.mk)

You Might Also Like

Lista e kursit të këmbimit, sa kushton euro sot?

Bujqit e Strumicës kërkojnë 50 denarë për kilogram për ajvarin e klasit të parë

Bie çmimi i derivateve të naftës

Për një banesë 50 m² në Qendër janë paguar 168.000 euro tregu i pasurive të paluajtshme në tremujorin e dytë me vlerë 351,7 milionë euro

Deri 30 % e të punësuarve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve nuk kanë kompjuterë për të punuar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Punësim më i lartë, por rinia ende pa perspektivë në Ballkanin Perëndimor
Next Article Pallatet s’janë më “pa zot”, çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?