By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Operatorët turistikë të ulin çmimet/ Qeveria të prodhojë politika
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Operatorët turistikë të ulin çmimet/ Qeveria të prodhojë politika
Ekonomi

Operatorët turistikë të ulin çmimet/ Qeveria të prodhojë politika

admin
Last updated: 03/08/2025 18:52
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Operatorët turistikë të ulin çmimet! Qeveria të prodhojë politika, e të mos bëjë videoklipe!

Edhe sikur t’i numërojmë nga dy herë pasagjerët në Rinas, sërish ky vit nuk do të jetë një sukses në turizëm.

Kalova një fundjavë në Pogradec. Qyteti ishte plot njerëz e gjallëri. Tek-tuk dëgjova ndonjë të huaj.

Restorantet plot dhe të gjeje hotel apo shtëpi ishte e vështirë.

U akomodova në një shtëpi të re. Dhomë dupleks, për një çift dhe 2 fëmijë, me aneks gatimi, 40 euro (po flas me euro dhe po e quaj 1/100). Super komoditet.

Në restorante mundësi për çdo kënd, sipas mundësisë. Çmimet mëse të arsyeshme.

Çadra? 4 € te privati, 0 nëse shtron peshqirin tënd.

Një javë më parë isha në një fshat të Jugut, Piqeras. Në një hotel të ri, ende me dhera përreth. 150 € e njëjta dhomë (çift dhe 3 fëmijë), vetëm gjumi. Asnjë shërbim tjetër, as një kafe për mëngjes.

Në një shtëpi, një dhomë 3 x 3, 60 € (për hatër), me vetëm një prizë e asnjë shërbim tjetër, as një kafe për mëngjes.

Çmimet e ushqimit? 8-10 € një sufllaqe.

Parkimi, 5 € nata.

Çadrat? 15-20 €

Fshati? Si të gjithë fshatarët shqiptarë. Pluhur, kaos, rrëmujë.

Pse këto çmime? Çfarë i justifikon?

Çfarë e justifikon një çadër nga 50-100 € në “Maldivet” e leshit në Ksamil, kur sapo lë bregun e futesh në qytetëz edhe Google Maps nuk bën derman nga kaosi urban?

Pse në Sarandë duhet të paguash më shumë se në Antalia për të pushuar? Çfarë ofron xhanëm?

Reklamat e sforcuara të qeverisë nëpër portale të huaja, të cilat më pas merren e tirren nga mediat tona, kanë krijuar një realitet të rremë.

Lajmet trullosëse çdo ditë për “Përlën e Mesdheut”, “Maldivet Shqiptare”, “Mrekullinë e pazbuluar të Europës”, i bënë pronarët e shtëpive dhe hoteleve të besojnë vërtet në atë që nuk janë. I bënë të besojnë se ka një Shqipëri tjetër, jo kjo që shohim çdo ditë, dhe kjo është Shqipëria televizive.

Reklama shkaktoi rritjen e vizitorëve nga vende të tjera, Italia apo Europa Qendrore (nuk dihet sa nga ata që erdhën një herë u kthyen sërish). Me këtë entuziazëm, u përçmua dhe u përbuz pushuesi kosovar, “sufllaqexhiu”, “byreku me kos”, që refuzonte të paguante 10 € një pjatë makarona me një midhje dhe dy minikarkaleca, por blinte ushqime në market.

Euforia e reklamave i bëri bregdetasit e Jugut të besonin se në shtëpitë e tyre do vinte vetë Jeff Bezos e do lidhte jahtin e tij te huri i gardhit të tyre.

Jeff erdhi për të blerë karburant më të lirë e për të shkarkuar depozitat, por jo për pushime. Po, ndërkohë ikën edhe kosovarët, më në Veri apo në Ulqin e Turqi.

Në fakt, çfarë ofrojmë ne, veç detit që nuk është punë e jona?

 

Akomodim që lë për të dëshiruar!

Shërbim që lë për të dëshiruar!

Infrastrukturë që lë shumë për të dëshiruar!

Qytete pa transport publik!

Qytete që nuk menaxhojnë por djegin plehrat në natyrë në mes të sezonit!

Rrugë të mbushura me mbetje!

Ujëra të zeza që derdhen 100% në det.

Mungesë mundësie për aktivitete të tjera veç plazhit.

 

Atëherë, çfarë ua justifikon këto çmime o njerëz?

Mësimet që duhen nxjerrë:

Korça pati një boom vizitorësh gjatë pandemisë. Brenda një viti të flije në Korçë kushtonte sa në Berlin. Vitin e fundit Korça u braktis.

Jugu bregdetar sivjet po përpëlitet për mbijetesë.

Një sugjerim:

Ulni çmimet në përputhje me atë që ofrojmë, ndryshe nuk do jetë e largët dita kur të shkoni vetë për të punuar kamarierë.

Qeveria të mos sillet si agjenci reklamash, por të prodhojë politika orientimi për turizmin. Për këtë punë e ka një Ministri Turizmi, nuk e ka për videoklipe rrjetesh sociale.

You Might Also Like

MINT vendos çmimet e reja tavan

EMV: Hetimi për mazutin u mbyll mbi baza të shtrembëruara

Nis pagesa e “TVSH-ja Ime”, mbi 528 mijë qytetarë përfitojnë kthim të mjeteve

MINTI publikon çmimet e derivateve

Qeveria po përgatit masa për ti ”goditur” kreditë e shpejta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pallatet s’janë më “pa zot”, çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë
Next Article Sipërmarrjet të informohen për tregun e BE, ekspertët këshillojnë biznesin të nisë përshtatjen me tregun evropian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?