By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski: Siguria e fëmijëve tanë është detyrimi ynë i përbashkët, sepse ata janë pasuria jonë më e madhe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Toshkovski: Siguria e fëmijëve tanë është detyrimi ynë i përbashkët, sepse ata janë pasuria jonë më e madhe
Kulturë

Toshkovski: Siguria e fëmijëve tanë është detyrimi ynë i përbashkët, sepse ata janë pasuria jonë më e madhe

admin
Last updated: 25/02/2026 13:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot mori pjesë në shfaqjen interaktive të kukullave që u mbajt në Qendrën Kulturore “Biljana Beliçanec” në komunën e Kisella Vodës, të organizuar nga Këshilli Republikan për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe teatri “Provokacija”, si pjesë e fushatës “Të mbrojmë fëmijët në trafik”.

Shfaqja, siç kumtoi MPB-ja, e dedikuar për nxënësit e shkollave fillore të komunës, u mundësoi fëmijëve të mësojnë rreth rregullave themelore për sjellje të sigurt në trafik, rrugës së sigurt për në shkollë dhe nga shkolla, si dhe rëndësisë së kujdesit dhe përgjegjësisë në rolin e këmbësorëve dhe çiklistëve përmes një qasje interaktive dhe edukative.

Ministri Toshkovski theksoi se edukimi i më të rinjve është një nga segmentet më të rëndësishme në ndërtimin e një kulture trafiku dhe në mbrojtjen e jetëve njerëzore.

“Siguria e fëmijëve është prioriteti ynë kryesor. Përmes aktiviteteve të këtilla, të cilat janë të afërta dhe të kuptueshme për fëmijët, krijojmë breza që do të respektojnë rregullat e trafikut dhe do të kontribuojnë për rrugë më të sigurta. Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive dhe të marrë pjesë në të gjitha projektet që synojnë ngritjen e vetëdijes për sigurinë në trafik”, theksoi ministri Toshkovski.

Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë edhe në të ardhmen me aktivitete dhe fushata që synojnë edukimin e fëmijëve dhe të rinjve si një nga kategoritë më të rrezikuara të pjesëmarrësve në trafik, me qëllim krijimin e një mjedisi më të sigurt në trafik për të gjithë qytetarët. 

You Might Also Like

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Rreth 7 mijë artistë pritet të përfitojnë nga buxheti në vlerë prej 25 milionë euro

Art në rrugët e Ankarasë: Gurët e thyer të kalldrëmit transformohen në vepra

OH, FIKENI ATË DRITË!

Tetovarja nderohet me çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article YouTube Premium Lite bëhet një ofertë shumë më e mirë me dy veçori të reja
Next Article Presidentja Osmani pret në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?