By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Paranoja” e sekretarit të mbrojtjes të SHBA-së për zëvendësimin shpjegon spastrimet e gjeneralëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Paranoja” e sekretarit të mbrojtjes të SHBA-së për zëvendësimin shpjegon spastrimet e gjeneralëve
Bota

“Paranoja” e sekretarit të mbrojtjes të SHBA-së për zëvendësimin shpjegon spastrimet e gjeneralëve

admin
Last updated: 04/04/2026 15:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 4 prill argument.mk/ – Dyshimi i supozuar i sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, se sekretari i Ushtrisë, Dan Driscoll, mund ta zëvendësojë atë ka kontribuar në shkarkimin e gjeneralit më të lartë të ushtrisë, transmeton Anadolu.

Duke cituar zyrtarë amerikanë, New York Post raportoi se Hegseth të enjten kërkoi dorëheqjen e shefit të Shtabit të Ushtrisë të SHBA-së, gjeneralit Randy George, ndihmësit të Driscollit, gjatë konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, megjithëse nuk u dha një shpjegim publik për vendimin.

“E gjitha kjo është e drejtuar nga pasiguria dhe paranoja që Hegseth ka zhvilluar që nga ‘Signalgate’. Fatkeqësisht, kjo nxitet nga disa prej ndihmësve të tij më të afërt që duhet të përpiqeshin të qetësonin situatën”, tha një zyrtari, duke iu referuar një bisede grupore të sekretarit Hegseth në mars të vitit 2025 me zyrtarë të sigurisë kombëtare, e cila përfshiu gabimisht një gazetar dhe mund të ketë përmbajtur informacione konfidenciale, duke rrezikuar anëtarë të ushtrisë amerikane.

Dy gjeneralë të tjerë të ushtrisë, gjenerali David Hodne, i cili drejtonte Komandën e Transformimit dhe Trajnimit të Ushtrisë, si dhe gjeneral-major William Green nga Korpusi i Kapelanëve të ushtrisë, u larguan gjithashtu në këtë riorganizim, ndërsa departamenti tha vetëm se “kishte ardhur koha për një ndryshim lidershipi”.

“(Hegseth) ka një konflikt të madh me Driscoll-in. Dhe atij i është thënë nga Shtëpia e Bardhë se nuk mund ta shkarkojë Driscoll-in, të paktën për momentin”, tha një burim i afërt me administratën e presidentit Donald Trum.

“(Hegseth) është shumë i shqetësuar se mund të shkarkohet dhe e di se Driscoll-i është një nga kandidatët kryesor ose një kandidat natyral për ta pasuar atë. Prandaj ajo që Hegseth ka bërë është të synojë këdo që ai e percepton si të afërt me Driscoll-in. Dhe ky është shembulli më i fundit dhe më spektakolar”, tha zyrtari.

Driscoll është një mik i vjetër i zv/presidentit JD Vance dhe të dy kanë ndjekur Shkollën Juridike të Yale pas shërbimit në Luftën e Irakut. Emri i tij u përmend verën e kaluar si një pasues i mundshëm i sekretarit Hegseth dhe shqetësimet e kreut të Pentagonit u shtuan në vjeshtë kur Driscoll mori një rol si negociator në luftën Rusi-Ukrainë.

Hegseth ishte zgjedhja e dytë e presidentit Trump për sekretar të mbrojtjes, pasi u bë e qartë se ish-kongresmeni Matt Gaetz nuk do të miratohej. Ai ka përballuar disa polemika gjatë mandatit të tij dhe disa raportime sugjerojnë se Trump mund të kërkojë ta fajësojë sekretarin Hegseth për faktin se lufta me Iranin nuk ka shkuar siç administrata kishte planifikuar.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lamtumirë Dubai/ Eksodi i miliarderëve nga “ishulli” i luksit, largohen prej luftës me Iranin
Next Article Pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e papritura për kompanitë e energjisë mes armiqësive në Lindjen e Mesme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?