By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë
Bota

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

admin
Last updated: 01/06/2026 13:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Nju Delhi, 01 qershor, Zhurnal.mk – Një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbërritur sot në Delhi për bisedime tregtare, me synimin për të arritur sa më shpejt një marrëveshje të përkohshme tregtare, raportoi “The Indian Express”.

Ndërsa ministri i Tregtisë së Indisë, Piyush Goyal deklaroi se një marrëveshje mund të arrihet së shpejti, të dy palët mbeten të ndara në disa sektorë kyç.

India ka theksuar se do të mbrojë sektorët e ndjeshëm vendas, si bujqësia dhe industria e bulmetit, në çdo marrëveshje të mundshme.

Delegacioni amerikan, i udhëhequr nga negociatori kryesor Brendan Lynch, do të zhvillojë bisedime gjatë katër ditëve të ardhshme.

Këto diskutime pasojnë negociatat e zhvilluara më herët në SHBA më 20–23 prill.

Një zyrtar deklaroi më herët se, qëllimi i vizitës është vazhdimi i diskutimeve për të finalizuar detajet e marrëveshjes së përkohshme dhe për të avancuar negociatat në kuadër të marrëveshjes më të gjerë tregtare dypalëshe (BTA), në fusha të ndryshme si qasja në treg, masat jo-tarifore, doganat dhe lehtësimi i tregtisë, si dhe promovimi i investimeve dhe siguria ekonomike.

Vizita e delegacionit amerikan vjen disa ditë, pasi përfaqësuesi Tregtar i SHBA-së, Jamieson Greer, tha se pret të takohet “së shpejti” me Goyal për të finalizuar marrëveshjen.

“Përsa i përket Nju Delhit, kemi pasur shumë diskutime të rëndësishme. Kemi një marrëveshje kornizë me indianët. Javën e ardhshme po dërgoj një ekip atje. Pres të takohem së shpejti edhe me homologun tim. Do të doja të ishim në gjendje të finalizonim marrëveshjen tonë mbi bazën e kornizës së përbashkët që kemi rënë dakord”, tha Greer.

Rritet urgjenca, por mosmarrëveshjet mbeten

Si India ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një ndjenjë urgjence, pasi një strukturë e re tarifore, pritet të zëvendësojë tarifat reciproke të presidentit Donald Trump, të cilat Gjykata e Lartë i shpalli të paligjshme, sipas burimeve të cituara nga “The Indian Express”.

Megjithatë, ndërsa palët mbeten të ndara për çështje kyçe, një zyrtar i lartë deklaroi se qeveria indiane preferon tarifën aktuale prej 10% në të gjithë sektorët, në vend të një marrëveshjeje që mund të cenojë vendimet sovrane, për blerjet e naftës dhe produkteve bujqësore të ndjeshme.

Ndërkohë, deklarata e përbashkët Indi–SHBA bën të ditur se India, ka pranuar të eliminojë ose ulë tarifat, për të gjitha mallrat industriale amerikane, dhe një gamë të gjerë produktesh ushqimore dhe bujqësore amerikane.

Mbetet e paqartë se çfarë koncesionesh të tjera kërkon administrata Trump, duke marrë parasysh se India tashmë ka pranuar disa prej tyre.

India dhe SHBA-ja po përpiqen të rindërtojnë marrëdhëniet e tensionuara, të cilat u përkeqësuan gjatë presidencës së Trump, kur u vendosën tarifa të larta dhe u shfaqën mosmarrëveshje për çështje të ndryshme gjeopolitike dhe tregtare.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Kuvajti raporton sulme me raketa dhe dronë, aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë
Next Article “Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?